Linda Yaccarino largohet nga posti i shefes së mediave sociale të Musk

9 Korrik 2025 | 20:22

Linda Yaccarino, drejtuesja ekzekutive e platformës së mediave sociale X (ish-Twitter), ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e saj, pas gati dy vitesh në krye të kompanisë në pronësi të Elon Musk. Në një postim të bërë në vetë platformën X, ajo shprehu mirënjohje për besimin dhe vizionin e Musk, duke e quajtur përvojën e saj “mundësia e jetës”.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Elon që më besoi përgjegjësinë për të mbrojtur lirinë e fjalës, për të ndryshuar kompaninë dhe për ta transformuar X në Aplikacionin Gjithçkaje”, shkroi Yaccarino.

Elon Musk reagoi shkurtimisht, duke shkruar: “Faleminderit për kontributet tuaja.”

Yaccarino mori drejtimin e X në qershor të vitit 2023, në një periudhë të trazuar për kompaninë. Ajo erdhi nga NBCUniversal, ku kishte një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si drejtuese e sektorit të reklamave. Në X, ajo u përball me sfida të mëdha, përfshirë largimin masiv të reklamuesve dhe shkarkimet e shumta të stafit nën drejtimin e Musk.

Në mesazhin e saj të lamtumirës, Yaccarino theksoi se largimi ishte një vendim personal, duke e përshkruar periudhën në krye të platformës si “dy vite të pabesueshme”.

Ende nuk ka një emër të konfirmuar për pasardhësin e saj, ndërsa vetë Musk nuk ka dhënë detaje mbi të ardhmen ekzekutive të platformës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)

Tre gra u plagosën të hënën në mëngjes pasi u sulmuan me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në veriperëndim të Parisit. Incidenti ndodhi rreth...
16:32 | 27/07/2026

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin

Nën peshën e kritikave se ka nënvlerësuar numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë ose të plagosur në luftën me Iranin, Pentagoni ka ndryshuar mënyrën se...
16:06 | 27/07/2026