Lionel Messi ëndërron Amerikën

28 Dhjetor 2020 | 08:58

E ardhmja për futbollistin argjentinas Lionel Messi mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë ai është i pasigurt se në cilën skuadër do të luajë pas qershorit të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për televizionin spanjoll La Sexta, kapiteni i Barcelonës është shprehur se nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në qershor kur i përfundon kontrata aktuale me katalanasit.

“Do të pres deri sa të përfundojë sezoni. Do të doja të luaja në Shtetet e Bashkaura dhe të provoj jetën dhe ligën e atjeshme,” – është shprehur 33-vjeçari, i cili ka shtuar se për momentin në fokus ka vetëm përmbylljen sa më mirë të sezonit me Barçën.

Barcelona, e cila nuk fitoi asnjë trofe sezonin e shkuar, pësoi në sezonin 2019-2020 të Champions League një nga humbjet më turpëruese të historisë së saj teksa u eliminua nga Bayern Munich me rezultatin 8-2.

Humbja nxiti largimin e trajnerit Quique Setien dhe mjaft polemika pas komenteve dhe replikave në distancë mes presidentit Maria Bartomeu dhe vetë Lionel Messit. Ky kërkoi të largohej në periudhën e verës, kërkesë që nuk u pranua nga klubi, i cili kërkoi një dëmshpërblim prej 700 milionë eurosh.

Argjentinasi ka 20 vite në Barcelonë që kur u transferua nga klubi i fëmijërisë së tij Newell’s Old Boys. Kontrata aktuale me katalanasit i përfundon më 30 qershor 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026