Lirohen dy ndërtuesit e pallatit, banorët që kanë paguar paratë mbeten ende pa shtëpi

16 Janar 2021 | 17:17

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” biznesmenët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, të përfshirë në konfliktin e pak ditëve më parë për kompleksin e pallateve në rrugën “Ndre Mjeda”.

Nga përplasja e regjistruar mëngjesin e së mërkurës mbeti I plagosur me armë zjarri biznesmeni Sino Llanaj si dhe një kalimtar i rastit. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore Llanaj u njoh me vendimin e gjykatës në ambjentet e spitalit ndërkohë për 3 të arrestuarit e tjerë , Shkëlzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Dumanin togat e zeza caktuan masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkaq në kërkim vijon të jetë ende autori i plagosjes së biznesmenit Llanaj i identifikuar tashmë nga uniformat blu.

Por teksa tashmë konflikti mes dy ish ortakëve është transferuar në dyert e Gjykatës së Tiranës, banorët e pallatit kanë organizuar një protestë mëngjesin e kësaj të shtune ku u kanë bërë apel qeverisë për ti ardhur në ndihmë për zgjidhjen e problemit të tyre pasi ndonëse kanë paguar paratë prej më shumë se dy vitesh, ende nuk kanë marrë në dorëzim hyrjet për shkak të mosmarrveshjeve mes biznesmenëve.  

“Unë kam një kontratë ku thuhet se pallati duhet të mbaronte në 2019, kontratën e kam firmosur që në 2016. Sot është shtyrë leja për në 2022. E kam regjistruar dhe në hipotekë”, shprehet një porositëse apartamenti.

“Ata le të merren vetë me problemet që kanë, ne kemi blerë shtëpitë dhe jemi investitorët dhe pallati duhet të lejohet që të ndërtohet”, shprehet një tjetër banore që ka blerë apartament në pallatin që do të ndërtohej nga dy biznesmenët në konflikt.

Konflikti i vazhdueshëm mes dy biznesmenëve për ndërtimin e një pallati precipitoi mëngjesin e të mërkurës me përplasjes fizike dhe përdorimin e armëve, duke çuar në plagosjen e investitori Sino Llanaj si dhe një kalimtari të rastit. Dy ortakët kishin prishur kontratën e bashkëpunimit disa kohë më parë, dhe kjo ka sjellë probleme edhe për qytetarët që kanë porositur apartamente dhe ato që kanë dhënë tokën ose banesën e tyre për investim.  

Lexoni gjithashtu:

Sherri mes ortakëve në Tiranë, arrestohen dy ndërtuesit dhe tre persona të tjerë

Ortakët sherr për pallatin, plagoset biznesmeni dhe kalimtari

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026