Lirohen me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur lirimin me kusht edhe të Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Sipas njoftimit zyrtar më 10 shkurt, Smakaj dhe Fazliu u liruan me kusht dhe u kthyen në Kosovë.
Në vendimet e marra më 3 shkurt 2026, gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që nga rishikimi i fundit i paraburgimit në dhjetor 2025 dhe se vazhdimi i mbajtjes së tyre në paraburgim nuk ishte më i arsyeshëm dhe proporcional.
Edhe pse u vlerësua se ende ekziston një rrezik i kufizuar për pengim të procesit gjyqësor, gjykatësi arriti në përfundimin se e drejta themelore për liri peshon më shumë se këto rreziqe.
Gjykata theksoi se faza e paraqitjes së provave në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë ka përfunduar, duke vlerësuar se çdo tentativë për pengim të procesit do të ishte e zbulueshme.
Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ekziston rrezik arratisjeje. Smakaj dhe Fazliu mbeten të akuzuar në gjykimin aktual dhe lirimi i tyre me kusht shoqërohet me një sërë masash dhe kufizimesh. Të martën, me kusht është liruar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala.
Vendimi është marrë nga gjykatësi i vetëm në kuadër të çështjes së Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 16:13 Tërmet në Portugalinë jugore, sa ishte magnituda
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 15:41 Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin