Lirohet nga qelia e paraburgimit Astrit Avdylaj

26 Korrik 2021 | 23:17

Astrit Avdylaj, i akuzuar për trafik droge dhe i përfshirë në dosjen 339 të manipulimit të votave në Qarkun e Durrësit, është liruar nga qelia e paraburgimit.

Vendimi i marrë këtë të hënë lidhet me tejkalim të afateve procedurale hetimore.

Kodi i Procedurës Penale parashikon se afati i paraburgimit për krime të rënda nuk mund të jetë më shumë se sa 12 muaj.

Avdylaj, i njohur si “Niçja” u arrestua në vitin 2018 gjatë operacionit “Volvo-4” pasi akuzohej për trafik heroine.

Përveç Avdylit janë liruar edhe 3 persona të tjerë të cilët janë pjesë e së njëjtës dosje.

Ata do të hetohen tashmë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Përgjimet në lidhje me dosjen hetimore 339 tregonin se Avdylaj ishte i përfshirë në fushatën e Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit. Media gjermane “Bild” ka publikuar biseda të tij dhe me ish-kreu ne Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026