Lironte të dënuar përmes ryshfetit, ish-gjyqtarja e Krujës pranon gjykim të shkurtuar
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të japë më 25 tetor vendimin për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha pas pranimit të gjykimit të shkurtuar.
Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021 për korrupsion me dyshimin se ka liruar nga burgu persona të dënuar me burgim të përjetshëm apo me dënime të rënda.
Bashkë me gjyqtaren u arrestua dhe avokati Aldo Tabaku si dhe sekretarja e gjykatës, Emanuela Mallkuçi.
Në bazë të hetimeve të SPAK, të dënuarit përfitonin ulje të dënimit përmes ryshfetit që në disa raste shkonte deri në 12 mijë euro.
Ndalimi i gjyqtares erdhi pas vendimit për të liruar me kusht Endrit Doklen, një nga personat më të përfolur për Bandën e Durrësit.
Gjithashtu më parë gjyqtarja kishte dhënë vendim të njëjtë për Genc Tafilin dhe Hekuran Billën ndërsa kishte në shqyrtim kërkesën e Saimir Petanit.
Nga përgjimet për këtë çështje ra në pranga dhe mjeku kardiolog, Edvin Prifti, i cili kishte pranuar para nga Mallkuçi për të kryer ndërhyrje kirurgjikale për nënën e saj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta