Lista Serbe: Ardhja e Sveçlës në Bërnjak, një tjetër provokim i Kurtit
Lista serbe deklaroi se ardhja e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në vendkalimin administrativ në Bërnjak është një provokim tjetër i kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tyre, vizita e Sveçlës kishte për qëllim përshkallëzimin e situatës në terren, shkruan N1.
“Xhelal Sveçla e di shumë mirë se nuk është i mirëpritur në komunat serbe në veri të Kosovës dhe nuk ka çfarë të kërkojë në rajonet tona.
Populli serb është i përkushtuar ndaj paqes dhe deklaratat e Sveçljas se ai është i gatshëm të vazhdojë të përdorë dhunën dhe të heqë barrikadat me forcë. janë në favor të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës,” tha Lista Serbe në një deklaratë.
Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta