Lista Serbe në Kosovë e shqetësuar për targat: Kërcënim i drejtpërdrejtë, Vuçiç të reagojë

20 Shtator 2021 | 12:18

Kreu i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç e quajti kërcënim të drejtpërdrejtë për serbët që duan të sigurojnë ‘bukë për fëmijët’ masën e qeverisë së Kosovës për të ndaluar hyrjen në kufi të automjeteve me targa serbe.

“Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që janë mbledhur të përmbahen, dhe gjithashtu Prishtinës të mos ngris tensione,” deklaroi Rakiç.

Politikani serb i Kosovës njoftoi se ka informuar të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe ka kërkuar ndihmën e BE-së, ndërsa nxiti presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç të reagojë për ngjarjen.

Rakiç aktualisht po shërben si Ministër për Komunitete dhe Kthim që nga 22 marsi i këtij viti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026