Listat për deputetë, partitë politike në Kosovë afat t’i dorëzojnë në KQZ deri më 16 janar

15 Janar 2021 | 13:10

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga afati përfundimtar i dorëzimit të listave të deputetëve, të cilët kandidojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, partitë poltiike kanë nisur përllogaritjet.

Përpos dy koalicioneve parazgjedhore të partive minoritare, ushtruesja e detyrë së presidentes, Vjosa Osmani i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në zgjedhje me listat e tyre.

Po ashtu Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit do të hyjë në zgjedhje nën listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa partitë e tjera do të garojnë të vetme, por kjo nuk e përjashton mundësinë e koalicioneve pas-zgjedhore. 

Qeveritë në Kosovë në shumicën e rasteve kanë qëne tepër të brishta, sepse partitë fituese të zgjedhjeve nuk kanë arritur të marrin më shumë se 30 deputetë, gjë që ka detyruar fituesit të bëjnë koalicion edhe me kundërshtarët e tyre, sic ishte rasti LevisjesVetevendosje-Lidhja Demokratike e Kosoves, qeveri e cila ra në më pas se dy muaj.

Lexoni gjithashtu:

Deputeti i LDK-së Faton Bislimi: Marrëveshja me Albin Kurtin dëmton vetëm Vjosa Osmanin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026