Krasniqi para Speciales, ish-sekretari i UÇK njihet me akuzat në dhomat e specializuara në Hagë
Jakup Krasniqi është njohur me akuzat ndaj tij në seancën e parë paraprake të mbajtur në dhomat e specializuara në Hagë.
Ish-zëdhënësit të UÇK-së iu shqiptuan nga gjykatësi akuzat për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit.
Gjyqtari i dhomave speciale saktësoi se seanca e sotme nuk është gjykim.
“Nuk debatohet dhe as nuk paraqiten prova dhe nuk merr vendime për të akuzuarin. Unë e kam për detyrë që t’i them të akuzuarit akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ka te drejtën e një mbrojtësi. Brenda 30 ditësh ai do të njoftohet për tu deklaruar për secilën pikë të aktakuzës. Në fund do t’i caktoj të gjitha datat e tjera, për të kryer edhe detyrat e mia si gjykatës i procedurës Paraprake”, tha ai.
Nga ana e vet Krasniqi pranoi se aktakuzat i ka marrë që me 4 nëntor 2020, por shtoi se kur kishte ardhur në Gjykatën e Hagës kishte marrë një aktakuzë të korrigjuar
“E kam lexuar mirë dhe e kam kuptuar mirë, është në gjuhën shqipe”, tha Krasniqi.
Ai e quajti të turpshme mënyrën se si është trajtuar, teksa shtoi se nuk ka qenë qëllimi i tij trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë.
“Unë e dua të them dy tri çështje dhe do të përpiqem t’i them goxha shkurt. Së pari dua të them këtu. Se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020. Ne po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj se kurrë në jetën time në asnjë rast në jetë, nuk i kam trajtuar njerëzit siç më keni trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë.
Kur në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Nuk ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve por lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë.
E ndiej veten më shumë se mirë. Nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual, kam luftuar politikisht Serbinë. Kurrë në jetën time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile as ajo serbe. Në këtë aktakuzë ju i ndalni shqiptarët në katolikë dhe myslimane, kjo është fyese”, tha i prekur Krasniqi.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u arrestua nga forcat e EULEX 5 ditë më parë.
Aktakuzat për krime lufte u konfirmuan edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Me transferimin në Hagë të ish-ushtarëve të UÇK-së, Gjykata Speciale bëri publike aktakuzën, ku tregoheshin veprat që rëndojnë mbi ta.
Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta