Zgjedhjet lokale mbyllen pa incidente madhore në Kosovë dhe RMV
Pjesëmarrja në votime
19:45 Komisionet zgjedhore në Kosovë dhe RMV, raportojnë pjesëmarrje në votime respektivisht 42.7% dhe 49%.
Mbyllet procesi i votimit në Kosovë dhe RMV
19:05 Është mbyllur procesi i votimeve për zgjedhjet vendore në Kosovë, ku kanë mbetur vetëm votuesit që ishin në radhë deri në orën 19:00. Procesi i votimit është mbyllur edhe në Maqedoninë e Veriut.
50.04% e popullsisë kanë votuar në RMV
18:53 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut raporton për një pjesëmarrje prej 50% deri në orën 18:30.
40.91% e popullsisë kanë votuar në RMV
17:00 Pjesëmarrja në votime në Maqedoninë e Veriut deri në orën 17:00 është 40.91% me 156.365 votues, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në RMV.
Dalja më e lartë në votime nga komunat me shumicë serbe
15:53 Komunat e banuara me shumicë serbe kanë daljen më të lartë në zgjedhjet lokale të Kosovës, që po mbahen këtë të diel.
26.9% e popullsisë kanë votuar në Kosovë
15:00 Pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë është 26.9% ose 506.682 votues.
Denoncimi në RMV: Një grup i armatosur mund të shkaktojë trazira në zgjedhje
14:25 Në ditën e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, një subjekt politik ka depozituar informacione në polici se 83 persona janë pajisur me armë zjarri për të penguar procesin zgjedhor.
Nënkryetarja e PDK-së: Zgjedhjet vendore për qytetarët, jo për politikanët
13:24 Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se këto zgjedhje vendore janë për qytetarët e jo për politikanët. Sipas saj sot është dita vendimtare për komunat e Kosovës, andaj ftoi të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës.
Të infektuarit me COVID votojnë nga banesat e tyre
11:54 87 ekipe me gjithsej 348 anëtarë janë përgatitur për të shkuar në shtëpitë e qytetarëve në Kosovë të infektuar me COVID-19, për t’iu dhënë mundësi të votojnë. Edhe në Maqedoninë e Veriut një komision zgjedhor special u vu në dispozicion të të sëmurëve me COVID-19.
Arben Vitia: Sot një ditë e rëndësishme për demokracinë
11:30 Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosja, Arben Vitia, pas procesit të votimit, deklaroi se sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm demokracinë, por edhe për jetët e qytetarëve.
Osmani: Zgjedhësit kanë në dorë cilësinë e jetës së tyre
11:27 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani votoi dhe bëri thirrje për pjesëmarrje në votime. Osmani theksoi se procesi është tejet i rëndësishëm duke qenë se zgjedhësit kanë në dorë cilësinë e jetës së tyre në komunat përkatëse.
Abdixhiku-qytetarëve: Vendosni për të ardhmen
11:17 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka votuar sot në shkollën “Faik Konica”. Pas procesit të votimit, ai u shpreh se sot është dita ku qytetarët e Kosovës do vendosin për të ardhmen.
Pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë deri në orën 11:00
11:00 Deri në orën 11:00 kanë votuar rreth 152 mijë qytetarë apo 8.2%, që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 i bie të jenë 2.14% më pak.
Kurti: 4 vite të mbara e presin Kosovën
10:54 Albin Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë, ndërsa ka thënë se do të punojë në fuqizimin e komunave. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Kosovën e presin katër vite të mbara e të mira.
Arrestohen katër persona në Kosovë për blerje vote
10:00 Policia e Kosovës njoftoi se të shtunën në orët e vona të mbrëmjes janë arrestuar katër persona me dyshimin se kanë blerë vota.
Haradinaj apel qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje
09:29 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. Haradinaj ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Probleme me identifikimin biometrik në komunën e Çairit
09:22 Në vendvotimin me numër 2942 në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair, i ashtuquajturi sistem i identifikimit të gjurmëve të gishtave nuk po funksionon dhe si rrjedhojë qytetarët nuk po munden të ushtrojnë të drejtën e votës në këto zgjedhje lokale.
Pjesëtarët e Listës Serbe votojnë bashkërisht në Mitrovicë të Veriut
09:13 Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke votuar në Mitrovicë të Veriut. Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.
Komisionerët dhe vëzhguesit në Kosovë të vaksinuar
08:32 Komisionerët dhe vëzhguesit në zgjedhjet lokale në Kosovë janë të gjithë të vaksinuar, të paktën me një dozë ose kanë rezultatin negativ të testimit për koronavirus, përveç atyre që e kanë kaluar sëmundjen në gjashtë muajt e fundit.
Fituesi në Kosovë shpallet me shumicë absolute votash
08:19 Votimet për zgjedhjen e kryetarit të komunave përdorin sistem mazhoritar, që do të thotë se secila komunë konsiderohet si zonë zgjedhore më vete dhe prodhon një fitues. Fitues shpallet çdo kandidat që fiton më shumë se 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme në komunën ku garon.
Voton kreu i KQZ në Kosovë
08:14 Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi ka qenë i parë që ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në qytetin e Pejës. Radoniqi iu bëri thirrje edhe subjekteve politike garuese por edhe Këshillave të vendvotimeve të kontribuojnë në mbarëvajtje të procesit zgjedhor.
Kush janë shqiptarët që garojnë për zgjedhjet në RMV
07:40 Në zgjedhjet e shtata vendore pas pavarësisë, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut garojnë në 18 prej komunave. Aktualisht ata drejtojnë 15 nga 80 në total. Sipas regjistrimit të vitit 2002, shqiptarët janë mbi 25% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, të përqendruar kryesisht në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Kërçovë, Kumanovë Shkup.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë nëpërmjet postës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta