Dy realitete njësoj, sondazhi Euronews Albania & MRB dhe rezultati
Sondazhi i fundit i Euronews Albania dhe MRB, i publikuar më 19 prill ishte shumë afër rezultatit që doli nga numërimi i kutive të votimit.
Sondazhi i jepte PS në rang kombëtar 48.5% të votave, kurse PS zyrtarisht mori 48.68%. Për PD, sondazhi jepte 41.5% të votave, ndërsa pas numërimit nga rezultati final i KQZ selia blu mori 39.4% të votave.
Ekspertë të komunikimit si petagoget Jonila Godole e Edlira Gjoni, politologu Adri Nurellari, analisti Neritan Sejamini vlerësuan sondazhin si një vlerë të shtuar për opinionin publik në Shqipëri.
Lexo më shumë: “Shërbim ndaj publikut”, ekspertët vlerësojnë sondazhin e Euronews Albania dhe MRB
Diskutime në studio pati rreth votave të pavlefshme, ku këto zgjedhje pati dhjetëra mijëra më tepër se zakonisht.
Për ekspertin e zgjedhjeve Blendi Çeka kjo ndodhi “si gabim njerëzor”, ndërsa për nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, nga votat e pavlefshme u dëmtua më tepër Partia Socialiste.
Lexo më shumë: Arbjan Mazniku: Pjesa më e madhe të votave të pavlefshme janë të PS-së
Lexo më shumë: Blendi Çeka: Votat e pavlefshme janë pasojë e gabimeve njerëzore të votuesve
I pyetur për këtë prirje dhe për rezultatin që pati projekti pilot i votimit elektronik, kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se ata do t’i shqyrtonin të gjitha rastet e votave të pavlefshme për të dalë në një përfundim të qartë, ndërsa projekti i votës elektronike rezultoi “sukses i plotë”.
Lexo më shumë: Celibashi: Do vlerësojmë shkaqet për votat e pavlefshme, votimi elektronik ishte sukses i plotë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta