Kreu i PD-së Lulzim Basha: Rama ka vite që s’dëgjon qytetarët, por oligarkët!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një bashkëbisedim me gazetarët, ku theksin e vuri tek situata socio-ekonomike në Shqipëri.
Lideri i opozitës tha se kryeministri Edi Rama nuk e ka dëgjuar planin e propozuar nga Partia Demokratike për të përballuar krizën ekonomike, të shkaktuar nga Covid-19. Ai thotë se kryeministri i vendit nuk do të dëgjojë zërin e shqiptarëve, por të atyre që marrin miliona nga buxheti i shtetit për inceneratorët.
“Në fakt unë e besoj se ai nuk e ka dëgjuar këtë plan, sepse nuk ka ditë, javë, por vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës dhe s’u ka mbetur asnjë alternativë për të ushqyer fëmijët e tyre. Nuk dëgjon sipërmarrjen, nuk dëgjon mjekët. Nuk dëgjon mësuesit, nga të cilët ditë përditë marrim qindra masazhe për gjendjen katastrofike të higjienës në shkolla. Nuk dëgjon shqiptarët që ditë për ditë nga terminali mbushin autobusët. E kur nuk dëgjon asnjë shqiptar, natyrisht që nuk dëgjon as planin tonë. Edi Rama dëgjon vetëm zërin e oligarkëve të tij që kërkojnë para, dhe nuk kthen asnjë përgjigje për përgjegjësinë e tij politike dhe kriminale. Lekët që ua mbledh me pikatore familjeve në nevojë ua jep me lopatë inceneratorëve vetëm një javë më parë”, tha Basha.
Duke kritikuar qeverinë shqiptare për mosmarrjen e masave të duhura në tejkalimin e situatës së vështirë, kryedemokrati Basha listoi sërish planin me pesë pika të PD-së.
Ai u shpreh se ky plan nuk është plan elektoral, por një ndihmesë për të evituar thellimin e mëtejshëm të krizës socio-ekonomike.
“Ky nuk është plan elektoral, por është një plan për të ndihmuar njerëzit”, tha Basha.
Më tej z. Basha u shpreh se milionat që shkojnë për inceneratorët nuk duhen cilësuar vetëm si aferë korruptive që duhet të ndëshkohet nga Kodi Penal, por si një aferë e pastër kriminale. Për kryetarin e PD-së hetimi i aferave korruptive të inceneratorëve është prova më e madhe e drejtësisë së re.
“Kjo nuk është një aferë vetëm korruptive, por është kriminale. Afera e inceneratorëve është pastrimi i parave të pista. Ky është testi më madh i drejtësisë së re”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
“Laku po shtrëngohet”, Basha mesazh të koduar kryeministrit Rama
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta