Dita e 5-të e protestës, policia shpërndan me gaz lotsjellës të rinjtë
20:25 Forca të shumta policie kanë ndjekur deri në zonën e Laprakës disa nga protestuesit duke bërë dhe shoqërimin e disa prej tyre. Zona e Laprakës është pikërisht vendi ku u vra Klodian Rasha.
20:15 Forcat e policisë kanë ndjekur deri pranë zonës së Zogut të Zi protestuesit e fundit në përpjekje për t’i dhënë fund ditës së pestë të protestës.
20:05 Një grup i vogël protestuesish që ndodhej në sheshin “Skënderbej” është detyruar të shpërndahen nga përdorim i gazit lotsjellës nga forcat e policisë.
20:00 Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe makinës me ujë për shpërndarjen e protestuesve një pjesë e protestuesve janë shpërndarë duke shënuar kështu dhe mbylljen e ditës së pesë të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
19:20 Forcat e policisë nuk lejojnë afrimin e protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
19:15 Gjatë marshimit bie në sy solidariteti i përdoruesve të automjeteve me protestuesit.
19:10 Protestuesit nisen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndryshe nga ditët e mëparshme policia nuk po ndërhyn për t’i penguar, nuk ka as përdorim të gazit lotsjellës apo makinës për hedhje uji.
18:45 Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Thirrjet e tyre janë kundër qeverisë ndërsa deri tani nuk kanë kryer asnjë akt të dhunshëm.
18:30 Situata deri tani paraqitet e qetë ndërkohë që vihet re sërish prania e të miturave në protestë.
18:26 Një tjetër protestues tha se kërkesa për largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka ardhur për shkak se policia është përpjekur që të fshehë dhe manipulojë ngjarjen e vrasjes së Klodian Rashës.
18:25 Një prej pjesëmarrësve të protestës Genc Sejko thotë se policia po përpiqet të mos i lejojë të grumbullohen në qendër të Tiranës. “Ardi Veliu të largohet dhe të nisë një reformë e thellë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Sejko.
18:20 Nis grumbullimi i të rinjve ndërkohë policia përpiqet që t’i largoje nga sheshi “Skënderbej”.
Pritet të vijojë në ditën e saj të 5-të protesta në Tiranë, si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Rasha gjate një ndjekje policore.
Thirrja e bërë në rrjetet sociale për grumbullim në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjitha sheshet e tjera të Shqipërisë, ka qarkulluar online që në mëngjes. Ndërkohë, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë të stacionuara forca të shumta policore.
Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar mbi 1 mijë efektivë policie përfshirë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por në gatishmëri janë dhe Forcat Speciale.
Gazetari Eni Ferhati që po raporton nga Ministria e Brendshme bën me dije se deri në orën 18:00 vihet re një prani shumë e vogël e protestuesve.
Lexoni gjithashtu:
Sociologu Tushi: Pjesëmarrja e fëmijëve në protesta do mbetet një turp i madh social
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, lirohen 9 demonstrues, tre mbeten në burg
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës, Avokatja e Popullit: Qytetarët janë të zhgënjyer
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta