Manastirliu: Kjo, java me më shumë viktima nga COVID, nga sot nis rimbursimi i trajtimeve

19 Nëntor 2020 | 12:54

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim me mediat ditën e sotme bëri me dije statistikat e deritanishme të pandemisë nga COVID-19 në vendin tonë, teksa theksoi se java që shkoi ishte ajo me numrin më të madh të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.

“Nisur nga këto shifra, mortaliteti në vendin tonë është më i ulët se mesatarja e rajonit. Java e fundit, pra java e 46-të e pandemisë është edhe ajo me më shumë vdekje të personave të moshës 65 dhe mbi 75 vjeç. Gjendja në spitale është e tillë: 420 shtretër të zënë, 15-20 për qind e shtretërve janë ende të lirë në tre struktura, ndërsa spitali COVID-4 është gati të përdoret në momentin e zënies së shtretërve në tre të parët”, tha ministrja.

Teksa rreshtoi 13 masat e ndërmarra nga qeveria gjatë pandemisë 9-mujore në kuadër të masave për lehtësimin e situatës, ministrja Manastirliu u ndal tek vendimi më i fundit i marrë nga qeveria, ai i rumbursimi të paketës së barnave për trajtimin ambulator për të prekurit nga COVID, skemë e cila siç tha ajo nis nga sot.

Teksa sqaroi edhe një herë se rimbursimi deri në vlerën ne 125 dollarëve (10,900 lekë) do të bëhet në trajtimin e personave të prekur nga COVID në format e lehta dhe të mesme, ministrja nënvijëzoi faktin se roli i mjekut të familjes “është esencial” në mirëfunksionimin e kësaj skeme.

“Kjo paketë ka nisur nga sot të funksionojë në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin kur vlera e rimbursimit është 125 dollarë dhe ku zbatimi i kësaj pakete ka nisur nga sot, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është institucioni që do të administrojë të gjithë këtë skemë në terren. Më lejoni të shtoj që mjeku i familjes do të vijojë të ketë rol esencial në paketën e rimbursimit duke përcaktuar stadin e sëmundjes dhe duke lëshuar recetën përkatëse sipas rastit. Janë mbi 15 qytetarë që janë ndjekur nga mjekë e familjes dhe ku një punë e madhe po ndiqet edhe nga infermierët”, tha ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026