Pandemia, Fatmir Brahimaj: 32 mjekë nuk kursyen as jetën në këtë betejë

2 Shkurt 2021 | 19:29

Leonard Solis, mjek dhe ish-ministër i Shëndetësisë thotë se COVID-19 është një pandemi që ndodh njëherë në 100 vjet dhe përballimi ka qenë shumë i vështirë sidomos humbjen e jetëve dhe mjekët.

“Janë të mbingarkuar dhe lodhur mjekët. Mund të ishte deleguar puna që të mos kishin gjithë këtë lodhje”, thotë ai.

Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit të Mjekëve në Shqipëri thotë se menaxhimi i stresit të personelit mjekësor është një nga problemet më të mëdha të pandemisë ndërsa veçoi humbjen e jetëve mes bluzave të bardha.

“Do të veçoja veprën e 32 mjekëve që nuk kursyen as jetën në këtë betejë. Respekt dhe mirënjohje dhe e kam të vështirë të gjej fjalët për të vlerësuar në përmasat e duhura aktin e tyre sublim vetëm do të përulesha në respekt për ta. Vepra e tyre do të mbahet mend gjatë. Kanë lënë një boshllëk”, u shpreh Brahimaj.

Entela Ramosacaj, doktore e Shkencave dhe Infektologe thotë se ndonëse luftohet me COVID-19 që prej marsit të vitit të kaluar, çdo ditë mjekët mësojnë diçka të re dhe tregon situatën e vështirë që mjekët përjetojnë në spitalet COVID.

“Ne nuk ishim mësuar që të kishim kaq shumë vdekje në spital. Na ka çuar në një situatë ku shpeshherë  vuanim njësoj me pacientin dhe familjarin matanë telefonit dhe nuk ishte fare e lehtë të jepje lajme të këqija. Etapa e tretë dhe ditët e fundit kur është rritur numri i infektimeve jemi pak më të sigurt. Nëse na drejtohen që në fillim dimi ti orientojmë në rrugën e duhur”, u shpreh Ramosacaj.

Infektologia nënvizoi se shpesh pacientët druhen për t’iu drejtuar spitalit dhe kjo gjë sjellë më pas komplikacione ndaj bëri thirrje që nëse pacienti ka nevojë për një shërbim më të specializuar dhe ka nevojë për oksigjen do të jetë i detyruar që të shkojë në spital.

Albert Nikolla, zëvendësministër i Shëndetësisë thotë se aktualisht spitalet e mëdha rajonale ofrojnë shërbime për pacientë të prekur nga COVID-19 dhe bëhet fjalë për ata që kanë pasoja pas shërimit apo që janë prekur lehtë.

“Në spitalet rajonale ka të sëmurë me covid por që janë post covid dhe pacientët kanë probleme me  organet. Spitalet rajonale po kthehen në spitalet për mbushëse”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021