Në “Ilva Now” diskutohet strategjia e partive për fushatën

12 Prill 2021 | 20:38

Në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania diskutohet sot për strategjitë që kanë vendosur të aplikojnë partitë dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Aktivisti Gjergj Bojaxhi, politologu Adri Nurellari, ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni, analisti Plator Nesturi, dhe gazetari Erl Murati analizojnë në studio me Ilva Taren se çfarë fushate kemi dhe çfarë po prodhon ajo.

Gazetari Erl Murati tha se me takimet e mëdha, në shkelje të rregullave të pandemisë, PD “po mundohet të kompensojë një lloj perceptimi që ekziston në publik”. Sipas Muratit opozita nuk e ka të garantuar frymën se e meriton rotacionin politik.

Për kryeredaktorin e Gazetës Shqiptare, PS “po luan në mbrojtje” duke mos përsëritur premtimet e vitit 2013-të dhe duke iu shmangur bilancit të realizimit të tyre.

Lexo më shumë: Gazetari Erl Murati zbërthen domethënien e taktikave elektorale të PS dhe PD

Aktivisti politik Gjergj Bojaxhi tha se është normale që opozita të organizojë mitingje, pasi ajo i motivon militantët e saj. Mirëpo nuk ishte i sigurt nëse ato janë efektive.

Politologu Adri Nurellari e konsideroi gjithashtu të natyrshme qasjen e opozitës, pasi ajo “kërkon që të ketë më shumë votime masive”.

Lexo më shumë: Adri Nurellari: Qeveria e instrumentalizoi programin e vaksinimit për fushatë

Ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni u ndal të fliste më së shumti te fushata agresive mes palëve. Ajo tha se programi i paraqitur në fillim nga opozita u harrua shpejt dhe tashmë “fushata ka përfunduar si pazar tavoline”.

Për analistin Plator Nesturi mbajtja e një retorike të butë dhe të qetë ka bërë që opozita të ketë një rritje, mirëpo ai tha se ishte skeptik për vijimin e “kësaj taktike”, pasi ai nuk shihte “rritje tjetër”.

Lexo më shumë: Fushata elektorale, Plator Nesturi: S’ka ballafaqim, palët si dy ushtri që s’takohen në betejë

Të ftuarit e cilësuan njëzëri abuziv përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve për fushatë, ndërsa ata u ndalën gjatë te akuzat e bëra së fundmi nga opozita se qeveria ka marrë informacionet e portalit “e-Albania” për t’i shfrytëzuar për databazën e saj elektorale.

Lexo më shumë: Publikimi i dhënave personale, Adri Nurellari: Vjedhje. Edlira Gjoni: Përbën shkelje flagrante

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021