Mbledhja e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, Rama: Ambicia jonë është heqja e kufirit
Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, priti këtë të premte delegacionin e qeverisë së Kosovës, i cili po qëndron në Tiranë në kuadër të mbledhjes së gjashtë ndërqeveritare mes dy shteteve.
Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë u mbajt në ambientet e “Pallatit të Kongreseve”, ku dy kryeministrat dhe ministrat respektivë diskutuan dhe nënshkruan memorandume bashkëpunimi në disa fusha.
Sipas të dhënave dhe informacioneve paraprake, thuhet se dy qeveritë kanë nënshkruar në total rreth 14 marrëveshje, me karakter social dhe ekonomik. Ajo që mori vëmendjen ishte dizajni i tryezës ku ishin ulur përfaqësuesit e dy qeverive, ndërsa në mes të saj u shqua slogani me mbishkrimin me mesazhet: “Bashkë pa kufi” dhe “Në një rajon pa kufij’.
Kryeministri i Shqipërisë tha se qeveritë përkatëse do të punojnë për të forcuar mekanizmat e bashkëpunimit në disa sektorë. Krahas shkëmbimeve tregtare, dhe bashkëpunimeve në infrastrukturë, Rama tha se një çështje tjetër që ka pasur sukses lidhet në fushën diplomatike. Ai shtoi se dy vendet kanë patur një bashkëpunim të harmonizuar në këtë drejtim.
“Bashkëpunimi në fushën diplomatike ka funksionuar si një shtyllë bashkëpunimi dhe harmonizimi mes dy qeverive. Arritjet e forcave shqiptare në disa vende të rajonit, flasin shumë qartë mbi potencialin që kanë shqiptarët”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, z. Rama theksoi se ambicia kryesore është heqja e kufirit në zbatim të katër lirive të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se kjo duhet të nisë fillimisht me heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Padyshim, që nuk mjafton dhe ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar të dhënat e përbashkëta dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktivitetit të paligjshëm apo çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes’, tha Rama.
Gjithashtu një temë tjetër që Rama vuri theksin ishte ajo e mosliberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai theksoi se heqja e kësaj të drejte për shqiptarët e Kosovës nuk është gjë tjetër, por thjesht një “turp i pashlyeshëm dhe i pajustifikueshëm i BE-së”.
“Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është një turp për BE, i pashlyeshëm dhe i pajustifikueshëm. Kosova është marrë peng i dinamikave të brendshme në vendet të ndryshme të BE. Shqipëria dhe RMV e paguajnë me sajesa pasajesa, sipas konfiguracionit elektoral në një vend apo në një vend tjetër, dhe rajoni e paguan në tërësi”, tha Rama.
Bazuar sa më sipër, shefi i qeverisë shqiptare tregoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, ndërsa parashtroi këto argumente: “Kjo është arsyeja se pse ujë jam i bindur se nëse bashkëpunim rajonal është padyshim një valvul e rëndësishme shkarkimi për sa i përket presionit të madh dhe objektiv mbi tregjet shumë të vogla, që në jemi të ndarë nga njëri-tjetri. Zgjerimi i tregjeve në rajon nuk sjell asgjë të keqe, por përkundrazi sjell më shumë ekonomi, dhe më shumë mundësi për paqe dhe një zgjidhje përfundimtare të çështjes, që është njohja e Kosovës nga Serbia”, shtoi ai.
Kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se me firmosjen e disa marrëveshjeve mes dy vendeve, të cilat përfshijnë fusha dhe sektorë të ndryshëm, Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë krijuar një fazë të re të marrëdhënieve ndërshtetërore. Këto risi shtoi Hoti do të prodhojnë lehtësi të shtuara në mirëfunksionimin e jetës së qytetarëve dhe bizneseve.
“Duke parë edhe listën e marrëveshjeve besoj, që sot, hyjmë në një fazë të re të marrëdhënieve ndërshtetërore me qëllim lehtësimin e funksionimit të jetës së qytetarëve, bizneseve tregon përkushtimin tonë. Kemi vlerësuar se me implementimin e këtyre marrëveshjeve në shëndetësi, ekonomi, kulturë tregojnë përkushtimin dhe vendosmërinë për të zgjidhur shumë nga problemat që i preokupojnë qytetarët tonë”, tha Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama njofton marrëveshjen e rëndësishme që pritet të firmosë me Kosovën
Kryeministri Rama njofton marrëveshjen e rëndësishme që pritet të firmosë me Kosovën
Mbledhja Shqipëri-Kosovë, pritet firmosja e mbi 11 marrëveshjeve të reja mes dy vendeve
Rama i bindur: Projekti i shengenit rajonal është projekt i rinisë shqiptare
Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, në nivel të Abetares së përbashkët
Rama e Hoti diskutojnë konkretizimin e marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta