Partia Socialiste fiton mandatin e tretë, analistët diskutojnë në “Ilva Now”
Partia Socialiste e Shqipërisë ka arritur të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën.
Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në vend diskutuan me argumente në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Analisti Redi Shehu thotë se mandati i tretë i PS është një gur historik për një lider politik, por njëherësh dhe një përgjegjshmëri e madhe.
“Mandati i tretë do të jetë një gur historik për një lider në Shqipëri, por unë dyshoj që Rama të mund ta shkruajë ashtu sikurse deklaroi në deklaratën e tij këtë histori, Basha me fjalimin e tij kam frikë se nënshkroi “Ramën deri në 2029-ën”. Duket sikur nuk ka farë reflektimi apo pranimi rezultati”, tha ai.
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Me pak Fjalë” në Euronews Albania, Neritan Sejamini pohon se Partia Demokratike duhet të pranojë humbjen pasi çdo manovër tjetër nuk i shërben rritjes së saj.
“PD i ka humbur zgjedhjet, pikë. Kjo duhet analizuar si humbje. Pasi nëse nuk shihet si e tillë nuk i shërben PD. PD në shtator do të hyjë në Kuvend, të marrë vendet dhe të bëjë politikë”, tha Sejamini.
Deputeti Ralf Gjoni theksoi se drejtuesit e PD dhe të LSI duhet të japin dorëheqje pasi janë përgjegjësit kryesorë për humbjen në zgjedhje.
“Duhet reformimi i sistemit politik. Hapi i parë është dorëheqja e liderit të partisë më të madhe opozitare, sepse kjo nuk është fitore e Ramës, por është humbje e Bashës. LSI po shkon drejt avullimit dhe shumë shpejt do jetë zero. Monika Kryemadhi duhet të dorëhiqet sot, se nesër është shumë vonë”, u shpreh z. Gjoni.
Drejtuesja e IMDC-së, Jonila Godole, thekson faktin se skema jo-ligjore e “patronazhimit” ka prodhuar mandate për Partinë Socialiste.
“Unë mendoj se patronazhimi duke shkelur shumë të drejta tona personale, duke intimiduar njerëz, mendoj se i kanë sjellë mandate PS. Unë mendoj se kanë bërë [qytetarët] një zgjedhje inteligjente nëse përkundrejt votës kanë marrë një shërbim”, tha ai.
Pedagogia Iris Luarasi, shprehet se ftesa e Ramës drejtuar PD-së nuk është ftesa për bashkëqeverisjes, por nevojë për të kaluar ligje të rëndësishme, të cilat kërkojnë 84 vota në Kuvend.
“Këtë e shikoj jo si një thirrje për bashkëqeverisje, por si një thirrje për ligjet të caktuara që kërkojnë 84 vota dhe kërkojnë padiskutim edhe bashkëpunimin e opozitës”, tha ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit