COVID-19 Rama takim me Komitetin turk të Ekspertëve: Turqia ishte pararojë në luftën ndaj pandemisë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim virtual me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë për masat për përballimin e pandemisë.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë vlerësoi Turqinë si një nga vendet pararojë në përballimin e fazës së parë të pandemisë së COVID-19 e cila siç tha, gjeti të papërgatitur vende shumë të zhvilluara.
Kreu i qeverisë shprehu vlerësimin e tij për ekspertët e Komiteti Teknik të vendit tonë, duke theksuar se nuk kanë asgjë mangët në rekomandime dhe punën e tyre nga ekspertë të vendeve më të zhvilluara.
“Ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve të vendit tonë nuk kanë asgjë mangët nga ekspertët e vendeve më të zhvilluara. Dua t’i falënderoj ekspertët tanë, disa prej të cilët janë në front pa orar.
Këtu në ekran ju shikoni një pjesë të tyre që janë ndërkohë në shërbim, janë në përballje stresuese prej kaq shumë muajsh me virusin dhe nuk ngurojnë asnjëherë të jenë prezentë në mbledhje për orientimin tonë”, nënvizoi kryeministri Rama.
Prof. Recep Öztürk, anëtar i Komitetit Shkencor të Pandemisë të Republikës së Turqisë vlerësoi masat e marra dhe strategjinë e ndjekur për përballimin e Pandemisë së COVID 19 në Shqipëri.
“Me të zbaruar në Shqipëri jemi takuar dhe me anëtarët e grupit të punës së Shqipëri. Kemi shkëmbyer ide dhe mendime të ndryshme kemi parë të gjitha masat e marra në lidhje me luftën kundër COVID-19. Dhe dua t’ju përgëzoj.
Njëkohësisht dua të theksoj se Shqipëria gëzon një sistem shëndetësor që tashmë jep përgjigje duke iu përgjigjur dhe konventave kombëtare. Është një situatë e mirë. Dhe këtë dua ta them duke e nënvizuar”, tha Prof.Recep Öztürk.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta