Ambasadori Soreca prezanton në Këshillin e Integrimit raportin e Komisionit Evropian
Këshilli i Integrimit po shqyrton raportin e Komisionit Evropian për zhvillimet e vendit në lidhje me procesin e integrimit. Në Këshill raporti prezantohet nga Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.
“Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm dhe të konsiderueshëm, natyrisht kjo duhet të vijojë edhe me periudhën parazgjedhore. Tashmë ajo është afër përmbushjes së të gjitha parakushteve të vendosura për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, shpresa jonë në BE është që kjo të ndodhë nën presidencën Gjermane, ka punë për të bërë, autoritetet shqiptare e dine dhe ne jemi këtu për të ndihmuar,” – u shpreh Soreca.
Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Rudina Hajdari, vlerësoi si pozitive disa aspekte të përcjella në raportin e KE-së, or përmendi si problematikë serioze situatën e krimit.
Nënkryetari i Këshillit, Taulant Balla e cilësoi raportin “mesazh të qartë nga BE-ja të vlerësimit të përpjekjeve të bëra nga qeveria” për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të nisjes së negociatave për anëtarësim.
Me anë të metodologjisë së re të integrimit, vendet kandidate përfshihen më gjerësisht në raportet vjetore. Në të shkuarën ka pasur kritika ndaj KE-së, për progres-raporte “me prirje pozitive”, por siç tha Soreca tashmë me metodologjinë e re raportet janë më objektive.
Në bazë të raportit vjetor të KE-së, shtetet anëtare mbajnë më pas qëndrimet e tyre për sa i përket çështjes së integrimit.
Këshilli zhvilloi punimet sot përmes një videokonference, ku shumica e pjesëmarrësve ishin të lidhur online.
Prezantimi i sotëm ndodhi një ditë pasi Shqipërinë e vizitoi komisioneri përgjegjës për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi ku u prezantua në vija të përgjithshme raporti vjetor i KE-së, por dhe plani i madh i investimeve për rimëkëmbjen ekonomike të rajonit.
Kriteret politike
Ambasadori Soreca tha se në tërësi ka pasur arritje të rëndësishme për sa i përket reformës zgjedhore ku më 5 qershor u arrit një marrëveshje mes palëve. Kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor duke përmbushur një kusht të caktuar për nisjen e konferencës ndërqeveritare.
“Por megjithatë pavarësisht kësaj, dialogu politik është e qartë se duhet përmirësuar. Dhe ne [BE] e kemi thënë qartë se ndryshimet e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor në tetor u miratuan pa arritur kompromis në Këshillin Politik,” – tha Ambasadori Soreca duke përcjellë raportin e KE-së.
Sistemi i drejtësisë
Soreca tha se në tërësi reforma në drejtësi ka dhënë më tepër zhvillim për sa i përket fushave të kërkuara nga Evropa.
“Reforma ka vijuar në formë të qëndrueshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka finalizuar përzgjedhjen e tre kandidatëve jo-gjyqtarë për Gjykatën e Lartë dhe rezultati është se një nga dhomat e kësaj gjykate është funksionale duke përmbushur kështu një tjetër parakusht për konferencën ndërqeveritare. Eshtë bërë përparim edhe për rikompozimin e Gjykatës Kushtetuese, baza që duhet për të qenë funksionale kjo gjykatë dhe këto ditë pritet që nga Këshilli i Emërimeve të përfundojë verifikimi i kandidatëve, shpresojmë shumë që ky këshill të nxjerrë dhe kandidatët që do t’ia çojë Presidentit për emërim, kjo do ta çonte në 5 numrin e gjyqtarëve, shumë afër kuorumit të kërkuar, për dy postet e tjera janë nxjerrë tashmë, janë publikuar dhe afati për to është e premtja e ardhshme,” – tha Soreca teksa bëri apel që të kandidojnë sa më tepër njerëz të kualifikuar dhe me integritet.
Ambasadori i BE-së përmendi emërimet dhe plotësimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, formimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve si ecuri tjetër pozitive për reformën në drejtësi.
“Numri i azilkërkuesve ka rënë, por jo mjaftueshëm,” – tha më pas Ambasadori Soreca, i cili më tej vazhdoi me kriteret ekonomike.
Sipas KE-së, Shqipëria ka pasur ecuri për sa i përket uljes së papunësisë dhe rritjes së prodhimeve, mirëpo pandemia ka dhënë ndikimin e saj duke shtuar problemet strukturore. BE vlerëson se zhvillimi i ekonomisë dhe konkurrueshmërisë në Shqipëri pengohet nga mungesa e ekspertizës teknologjike, infrastrukturës dhe institucioneve të forta.
Përputhshmëria e politikave për çështje të jashtme dhe sigurisë
Ambasadori Soreca tha se Shqipëria është tërësisht në përputhje me politikat e jashtme të BE-së. Ai tha se në përgjithësisht kjo nuk vlerësohet shumë nga shtetet anëtare, por për këtë qeveria e meriton këtë gjë.
Lexoni gjithashtu:
Rruga europiane e Shqipërisë, Oliver Varhelyi: Kam sjellë lajme të mira
Rama pesimist, e di që tani vendin bllokues në BE: Nuk vijnë krushqit
Progres-raporti i KE, Mimi Kodheli: Pse është me aq rëndësi për Shqipërinë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta