“Basha fle gjumë”, Aldo Bumçi rrëzon pretendimet e PS, liston punët që ka bërë për Tiranën

26 Mars 2021 | 20:02

Kandidatët e dy partive kryesore përplasën idetë në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania në lidhje me punët që janë bërë në Tiranë.

Kandidati i PS-së Ervin Bushati, theksoi se Lulzim Basha në krye të bashkisë nuk ka bërë asnjë vepër, ndërkohë shtoi se selia rozë do të fitojë sërish në këtë qark në zgjedhjet e prillit.

“Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë vepër publike. PS në bashkinë e Tiranës ka fituar gjithmonë dhe do vazhdojë të fitojë”, theksoi ai.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, pohimet e PS për Lulzim Bashën i cilësoi si një të “pavërtetë të madhe”. Ai bëri krahasimet e drejtimit të Tiranës kur Basha ishte në krye të saj dhe qeverisjes aktuale.

“Nëse ka një të pavërtetë të madhe është që Basha nuk ka bërë gjë, Lulzim Basha ka fjetur gjumë,  këtë thonë apo jo? T’ju përmend punët, që ka bërë Basha në Tiranë. E para, të gjitha taksat dhe tarifat lokale nga koha e Bashës janë rritur shumëfish, duke e bërë qytetin shumë të shtrenjtë dhe duke falimentuar bizneset. Lekët në xhepat e qytetarëve është punë, uji i pijshëm është dy herë më i shtrenjtë, taksa e arsimit, taksa e pronës e rritur dy apo tri herë, taksa e hapësirë publike, bileta e urbanit, taksa e ndërtimi nga 4% e kostos ka shkuar 9% të shitjes”, tha Bumçi.

Mes tjerash, në emisionin “Rinvote”, z. Bumçi tregoi punët që ka kryer lideri i Partisë Demokratike gjatë katër viteve në krye të Tiranës, ndërsa shtoi se projekti për ndërtimin e Pazarit të Ri është firmosur nga Basha.

“Punët e Lulzim Bashës: afronte të njëjtin shërbim me ujë të pijshëm me çmim dy herë më të ulët. U bë lulishtja pas Pallatit të Kulturës. U bë plani rregullues i Tiranës, Edi Rama s’e bëri për 11 vjet. Basha i dha plan zhvillimi për dy vjet. Teatri nuk u shkatërrua, Sahati nuk u shkatërrua. Bulevardi, projekti më i madh i Tiranës nga stacioni te lumi i Tiranës. U shpronësuan familje. Pazari i Ri, e keni projekt të Bashës kur ne ishim në qeveri. Basha e firmosi projektin, Rruga e Dibrës e ribërë etj”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

A kanë hapësirë të rinjtë për t’u përfshirë në politikë? Ervin Bushati i përgjigjet aktivistes

Si do i bindin të rinjtë të votojnë? Bushati dhe Bumçi japin “ofertën” e tyre

Aldo Bumçi: Të rinjtë po kthehen masivisht te PD, si revoltë ndaj një qeverisje që dhunon të drejtat e njeriut

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë

Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
17:56 | 11/05/2023

Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime

Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
17:24 | 11/05/2023

Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju

Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
20:00 | 21/04/2023