Rritja e infektimeve me Covid-19, Basha: Numri i fataliteteve shumë më i lartë nga ai që raportohet

3 Nëntor 2020 | 14:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me mjekë të familjes dhe specialistë të shëndetit mbi pandeminë e Covid-19. Ai tha se shifrat tregojnë se situata është përkeqësuar, ndërkohë kritikoi instancat shtetërore se nuk po bëjnë transparencë me opinionin publik.

Kreu i opozitës u shpreh se ka marrë informacione mbi raste të shumta, që sipas tij nuk janë raportuar nga institucionet përgjegjëse. Situata në ditët e fundit ka ardhur duke u përkeqësuar, dhe kjo sipas Bashës, shihet tek rritja e të infektuarve dhe u viktimave nga Covid-19.

“Numri i fataliteteve shumë më i lartë se ai i raportuar. Dje, kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin. Kam informacione për dhjetëra raste të pa raportuara nga autoritetet. Dua të dëgjoj mjekët se me çfarë vështirësish përballeni ju”, tha ai.

Gjatë fjalës së tyre, mjekët e familjes renditen vështirësitë që ato hasin në trajtimin e pacientëve të infektuar me coronavirus.

“Rastet janë aq të shumtë sa detyrohemi t’i dërgojmë në spitale private për të bërë skanerin. Nuk kemi oksimetër për të matur saturimin me oksigjen. Marrja e tamponit vonon deri në 10 ditë nga fillimi i simptomave. Njoftimet për procedurën e tamponit kanë ndryshuar disa herë brenda javësh”, tha njëri prej mjekëve.

Ata thonë se mjetet mbrojtëse i blejnë vetë , duke shtuar se nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.

“Maskat na erdhën të skaduara që në 2011. Pesë ditë pas fillimit të simptomave tamponi nuk vlen si metodë testimi. Në qendrat shëndetësore nuk bëhet asnjë analizë që zbulon praninë e COVID. Të gjitha mjetet mbrojtëse i blejmë vetë”, shtoi një tjetër.

Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë raportoi 321 raste të reja, nëntë viktima dhe 121 të shëruar të tjerë nga COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë dhe deri dje kanë humbur jetën 527 pacientë për shkak të coronavirus.

Lexoni gjithashtu: 

Nëntë viktima dhe 321 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Mbi 4 mijë raste me COVID-19 në dy javë, vijon prirja shqetësuese e pandemisë në Shqipëri

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026