Rruga europiane e Shqipërisë, Oliver Varhelyi: Kam sjellë lajme të mira
Pas fjalës që mbajti në Parlamentin e Shqipërisë, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Ata në fund mbajtën një konferencë për mediat, ndërsa fokusi i saj u vendos tek rruga europiane e vendit tonë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, u zotua para komisionerit se Shqipëria do të vazhdojë të plotësojë të gjithë kushtet e vëna nga BE-ja.
“Ne jemi shumë mirënjohës dhe do të jemi gjithmonë mirënjohës. Bashkëpunimi me Komisionin ka dhënë fryte të veçanta. Në të gjitha aspektet, që lidhen me objektivat e përcaktuara nga KE për çuarjen përpara të agjendës së integrimit, ne kemi vazhduar të shkojmë përpara me bindje të plotë, që duhet t’i bëjmë të gjitha këto: reformën në drejtësi, luftën e korrupsionit, përsosjen e administratës publike, jo sepse na e kërkon Brukseli, Parisi, por është obligim për fëmijët tanë”, tha Rama.
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së tha se Unioni Evropian e ka prioritet çështjen e zgjerimit, ndërkohë shtoi se kjo do të shoqërohet me investime të reja në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se pas katër vitesh, me investimet e reja situata në Ballkanin Perëndimor do të paraqitet krejt tjetër.
“Unë kam sjellë lajme të mira. Ne do të vazhdojmë punën me Ballkanin Perëndimor dhe e kemi seriozisht pjesën e zgjerimit. Plani konsiston në 9 miliardë euro grante dhe 20 miliardë euro garanci. Plani ekonomik në vetvete kërkon, që duhet të përshpejtojnë punën që duhet të bëjnë vendet e rajonit për të kapur ritmin e BE. Ky është një plan, të cilin e kemi plotësuar me vendet e rajonit. Pas katër vitesh në rajon, panorama do të jetë krejt ndryshme”, tha ai.
Komisioneri u ndal edhe tek ngritja e Gjykatës Kushtetutuese. Sipas tij, autoritetet shqiptare duhet të bëjnë çmos që ta bëjnë funksionale sa më shpejt këtë institucion të rëndësishëm.
“Na duhet që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë dhe të bëjnë punën”, tha ai.
Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se rruga e vendit tonë nuk do jetë vetëm rruga e reformave, por edhe rruga e ndërtimit të një ekonomie funksionale, e cila do të prodhojë zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë rajonin.
“Komisioneri ka qenë telefonata e parë nga BE, për të më garantuar që BE do të jetë pranë Shqipërisë, pranë rajonit edhe në ketë fazë, pavarësisht vështirësive që ka pasur. Jemi në një moment që marrëdhëniet me KE-në kanë një konkretësi shumë të madhe. Shqiptarëve mund t’u themi se rruga jonë vitet e ardhshme, nuk është thjesht rruga e hapave në reforma, por është rruga e ndërtimit të një ekonomie të re për rajonin”, tha Rama.
Komisioneri i BE-së u shpreh se Shqipërisë i duhen reforma të besueshme, ndërkohë shtoi se zgjedhjet e reja do jenë një test i vërtetë për rrugën europiane.
“Ne na duhet një reformë e besueshme zgjedhore, në bazë të së cilës do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta