Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, mbrojtja kërkon kohë: Pretendimi i Prokurorisë qesharak. Na duhen të paktën 18 muaj
Është mbajtur sot në Hagë seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Në seancën e sotme mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të UÇK, prokurori nuk ka dhënë datë për përfundimin e hetimeve në këtë rast, duke shtuar se dosjen paragjyqësore do ta dorëzojnë tre muaj para fillimit të gjyqit.
Kjo u vlerësua absurde e qesharake nga mbrojtësit. Ata kanë deklaruar se u nevojitet kohë për të kryer hetimet e tyre të hollësishme.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson deklaroi se pretendimi i prokurorisë që brenda 3 muajsh të nisë gjyqi ndaj të akuzuarve për vrasjet e pretenduara janë qesharake dhe nuk do të lejohet të ndodhë një gjë e tillë.
“Në këtë rast kur bëhet fjalë për 100 vrasje secila duhet hetuar veç e veç, bashkë me një numër shumë të madh ndalimesh të pretenduara të paligjshme, të gjitha duhet hetuar. Nocioni që gjyqi mund të fillojë tre muaj pasi Prokuroria ka dorëzuar dosjen e saj është qesharake.
Jo vetëm qesharake por është zbulim i një përpjekje të Prokurorisë për të pasur një gjyq të padrejtë. Është e padiskutueshme që ne nuk do ta lejojmë të ndodhë.
Nuk është çështje negociatash apo kuvendimesh, është e drejta bazë minimale për të pasur një gjyq të drejtë, dhe gjyq i drejtë është ai sipas Kushtetutës, konventave evropiane, që gjyqi të fillojë pasi mbrojtja të ketë bërë përgatitjet e saj”, tha avokati i z. Veseli.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe avokati i ish-presidentit Hashim Thaci, David Hooper i cili me ironi tha se ju desh të pickonte veten që të kuptonte se ajo që kërkonte prokuroria ishte e vërtetë. Sipas tij, mbrojtjes do t’i duhet së paku 18 muaj për të hetuar këtë çështje.
“Ndërsa dëgjoj zotin prokurori më duhet të pickoj vetën a isha në ëndërr apo jo, vërtetë po thotë mund të bëhet kështu ky gjyq. Nëse flasim për një proces të rregullt gjyqësor, është e pakonceptueshme.
Sigurisht e mbaj mendjen e hapur kur i drejtohem këtij institucioni por duhet të them që këto fjalë të prokurorisë janë zhgënjyese për mendimin, tim.
Ende nuk kemi filluar me krijimin e ekipit hetimor duhen 18 muaj në mos më shumë që të fillojmë të hetojmë këto çështje, ky është realiteti”, tha David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ndërkohë, avokatët e Hashim Thaçit, tashmë kanë dorëzuar kërkesën përmes së cilës kërkojnë që ish-drejtori politik i UÇK-së, të lirohet me kusht.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë, Jack Smith, ia ka dorëzuar Gjykatës Speciale mbi 600 faqe material mbështetës me akuza kundër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Konferenca e parë për këtë çështje është mbajtur më 9 nëntor të këtij viti. Ndërsa në paraqitjet e para të tyre, katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm.
Prokurori i Specializuar i ngarkon ata me akuza për krime të pretenduara të luftës.
Në fillim të muajit nëntor shtëpitë e tyre u bastisën nga hetuesit e Speciales dhe Policia e EULEX-it dhe të njëjtit udhëtuan për në Hagë ku po mbahen në paraburgim.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta