Liverpool dhe Manchester United pësojnë humbje të thella 7-2 dhe 6-1

5 Tetor 2020 | 06:28

Liverpool dhe Manchester United pësuan të dielën humbje të thella 7-2 dhe 6-1 nga Aston Villa dhe Tottenham Hotspurs.

Në Villa Park të Birminghamit, të kuqtë e Jurgen Klopp zhvilluan një nga ndeshjet më të dobëta të dy viteve të fundit teksa për herë në rreth 60 vite pësuan 7 gola.

Kampionët e Anglisë vinin në këtë përballje të javës së katërt pa portierin kryesor Allisson Becker, i lënduar në shpatull dhe pa Thiago Alcantaran e Sadio Manen, të prekur nga COVID-19.

Megjithatë ata nuk kishin justifikime përballë një skuadre si Aston Villa, e cila sezonin që shkoi arriti me vështirësi të mbetej në Premier League.

Ndeshja u zhbllokua brenda 4 minutave kur portieri Adrian i dhuroi topin kundërshtarëve. Ollie Watkins realizoi tre herë brenda pjesës së parë duke u bërë lojtari i 10-të në historinë e futbollit anglez që i shënon tripletë Liverpoolit, gjë që në Premier League nuk ndodhte prej shtatorit 2010, kur tre gola i shënonte Dimitar Berbatov.

Mohamed Salah u mundua dy herë të ndryshonte situatën, por McGinn Barkley dhe dy herë Grealish vulosën shifrat në 7-2, një nga humbjet më të thella që prej vitit 1962.

Vlen të theksohet se kjo ishte humbja e katërt në dy vitet e fundit për Liverpoolin, humbje e cila peshon shumë, sidomos për tifozët.

Megjithatë ata gjejnë ngushëllim me faktin se skuadra historike rivale e tyre, Manchester United, pësoi gjithashtu humbje të thellë.

Në Old Trafford të Manchesterit, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer vuajti humbjen më të thellë që prej vitit 2011 kur asokohe United u mund 6-1 nga Manchester City.

Tottenhami i Jose Mourinhos e pa fillimisht veten në disavantazh kur United konrektizoi një penallti me Fernandes që në minutën e 2-të. Ndombele dhe Son Heung Min përmbysën situatën në më pak se 5 minuta.

Kur nuk ishte kaluar ende as çereku i lojës, Anthony Martial u ndëshkua me karton të kuq duke i lënë të tijët me 10 lotjarë. Harry Kane dhe Son Heung-Min realizuan fillë duke e mbyllur 4-1 pjesën e parë.

Pjesa e dytë nuk pa asgjë më të mirë, teksa Aurier dhe sërish Kane realizuan dy gola duke e rrumbullakosur rezultatin në 6-1.

Solksjaer vuajti kështu humbjen më të thellë që kur mori drejtimin e United-it në dhjetor 2018, ndërsa Tottenham barazoi rekordin e fitores më të thellë në Old Trafford, atë të shtatorit 1932, po 6-1.

Pas ndeshjes Mourinho e cilësoi “nder të madh” fitoren, ndërsa Solksjaer “turpëruese”.

Humbja e thellë ka justifikuar dy angazhimet e radhës në merkato të United, sulmuesi uruguaian Edinson Cavani dhe braziliani i krahut Alex Telles.

Pas katër javësh kampionati anglez kryesohet nga Everton me 12 pikë, pas vijnë Aston Villa, Leicester dhe Arsenal me 9 pikë, ndërsa Liverpool është në vendin e pestë.

Manchester United nga ana tjetër renditet në vendin e 16-të me vetëm 3 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026