Liverpool fiton betejën e kreut, The Reds mposhtën 2-1 Tottenham, marrin vendin e parë
Kur loja bëhet e fortë, janë të fortët ata që luajnë.
Liverpool konfirmoi edhe një herë se pavarësisht mungesave që e i kanë penalizuar jo pak, vijon të mbetet skuadra për t’u mundur në Premier League.
Një gjë të tillë, The Reds e treguan pikërisht atëherë kur duhej, përballë Tottenham në ndeshjen që vlente kreun e renditjes.
Një gol i Roberto Firminos në minutat e fundit vendosi suksesin për Liverpool që tashmë është në vendin ku i takon, në krye të kampionatit. Më herët ishte Slah që zhbllokoi shifrat, ndërsa barazoi përkohësisht Son për Sursat.
Në “Anfield Road” u zhvillua një sfidë me ritëm të lartë dhe intensitet, me Liverpoolin dominues në të gjitha aspektet, ndërsa Tottenham e kishte përgatitur strategjinë për të goditur nëpërmjet kundërsulmit. Një skeme e vjetër kjo e Mourinhon që me sa duket tashmë është bërë e parashikueshme.
Ndërkohë që në Serinë A Interi afrohet me 1 pikë larg kreut të renditjes pas fitores 1-0 me Napolin.
Milan vijon të humbasë terren pas barazimit 2-2 me Genoan.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta