Liverpool kërkon hakmarrje në Champions League, Bayern ‘miqësore luksi’ me Interin
Uefa Champions League rikthehet me 8 përballje interesante këtë të martë, pavarësisht se një pjesë e grupeve i kanë mbyllur llogaritë.
E vetmja katërshe në të cilin gara vendoset në ndeshjen e fundit të kësaj faze, është ajo e grupit D. Totenhemi, Sportingu, Frankfurti dhe Marseja do të njohin sot se cila prej tyre kalon më tej.
Kryendeshjet e mbrëmjes janë padyshim Bayern-Inter dhe Liverpul-Napoli. Bavarezët kanë siguruar kalimin në fazën me eleminim direkt, po ashtu dhe zikaltrit pasi mposhtën në përballjen e fundit Viktorja Pëlzenin.
Një fitore e mundshme e Interit nuk do të ndryshonte asgjë, ndërkohë që përballja vlen vetëm për prestigj.
Në të njëjtin grup, Barcelona përballet me Pëlzenin, katalanasit janë drejt rrugës për në Europa Lig. Edhe në grupin B gjithçka ka përfunduar, ku Klab Bryzh dhe Porto do të vijojnë aventurën.
Napoli-Liverpul është një përballje interesante, duke parë fitoren e thellë të napoletanëve në shtëpi në ndeshjen e parë 4-1. Të besuarit e Klop do të tentojnë të marrin hak sot në Anfilld, teksa do të luajnë pa 5 lojtarë të formacionit bazë.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor