Liverpool “tregon muskujt”,  skuadra e Jurgen Klopp përmbys Arsenalin në “Anfield”

29 Shtator 2020 | 06:48

Liverpool arrin të fitojë dhe në takimin e javës së tretë të Premier League, ndaj Arsenalit të Mikel Artetës.

Kampionët në fuqi edhe një herë tjetër treguan se ata mbeten një skuadër e frikshme dhe në edicionin e ri, do të kwrkojnw të mbrojnë fronin e kampionit.

Të besuarit e Jurgen Klopp e panë veten në disavantazh pas 25 minutash lojë, por më pas “The Reds” morën frenat e lojës në dorë.

Mane, e Robertosn në pjesën e parë dhe Jota në fraksionin e dytë ishin autorët e golave përmbysën takimin e zhvilluar në “Anfield” e i dhanë skuadrës së Liverpool suksesin e tretë në po kaq ndeshje. Një fitore me shumë vlerë për të kuqtë, që mundin një prej rivalëve direkt që në start të sezonit, ndërsa japin një mesazh të qartë për të gjitha ekipet e tjera.

Në Serie A, java e dytë u mbyll me ndeshjen Bolonja-Parma, e cila përfundoi me rezultatin 4-1. Në këtë përballje mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë Kastriot Dermaku u aktivizua në minutën e 81-të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026