Liverpooli fiton kampionatin anglez pas 30 vitesh
Pas 30 vitesh pritje, tifozët e Liverpoolit festuan mbrëmjen e së enjtes sigurimin matematikor të titullit kampion të Anglisë.
Skuadra e Jurgen Klopp nisi festën pasi Chelsea fitoi 2-1 ndaj Manchester City-it çka i avantazhin matematikor prej 23 pikësh.
Blutë e Frank Lampard fituan falë golit të brazilianit Willian, i cili shënoi me penallti në minutën e 78-të duke zhbërë barazimin 1-1 që ishte arritur prej Pulisic dhe De Bruyne. Chelsea me këtë fitore hedh një hap më shumë drejt sigurimit të një vendi në Champions League.
Kur mbeten edhe 7 ndeshje nga fundi i sezonit, 23 pikë janë të parikuerpueshëm për skuadrën e Guardiolës, e cila do të duhet t’i lërë titullin kampion rivalëve më të zellshëm të sezoneve të fundit.
Për Liverpoolin ky ka qenë një sezon mbresëlënës. Në 31 javë ata kanë fituar 28 herë duke u ndalur vetëm në 2 barazime dhe 1 humbje, humbje të cilën ia shkaktoi Watfordi më 29 shkurt.
Të kuqtë, për të cilët ky është titulli i 19-të në histori, nuk fitonin kampionatin prej vitit 1990, kur asokohe Federata Angleze e Futbollit nuk i kishte riformatuar ende kategoritë dhe kampionati kryesor quhej Divizioni i Parë dhe jo Premier League.
Në vitin 1990 skuadra drejtohej nga Kenny Dalglish, ky i fundit dështoi ta rikthente te i njëjti sukses kur e rimori në dorëzim skuadrën në sezonin 2011-2012.
Njësoj në këto 30 vite nuk arritën ta fitonin kampionatin as trajnerë të kalibrit Brendan Rodgers, Roy Hodgson, Rafa Benitez, Gerard Houllier, apo Graeme Souness dhe Ronnie Moran.
Gjatë kësaj kohe të kuqtë kanë fituar 17 kupa kombëtare dhe ndërkombëtare, ku spikasin 2 tituj të Champions League-ës, 1 Kupë Bote për klube, 3 Super-Kupa të Evropës, 1 Kupë UEFA, 3 kupa të Federatës së Anglisë, 4 Kupa të Ligës së Anglisë dhe 3 Super-Kupa të Anglisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta