Liverpooli me sytë nga City, një hap fals i bluve sot u jep matematikisht titullin kampion
Liverpool fitoi të mërkurën 4-0 përballjen me Crystal Palace duke rikthyer entuziazmin dhe pritshmërinë dhjetëra vjeçare për titullin kampion Anglie.
Të kuqtë jashë shumë pranë sigurimit matematikor të titullit pasi distanca në pikë me Manchester City-in e vendit të dytë është 23 pikë.
Mirëpo City ka një ndeshje më pak, ndeshje të cilën e luan sot në përballjen me Chelsea-in në Londër, ndeshje relativisht e vështirë për skuadrën e Guardiolës, pasi londinezët kërkojnë medoemos pikë për të mbetur në vendin e katërt, vend i cili siguron pjesëmarrjen në Champions League.
Nëse City nuk merr 3 pikë, distanca me Liverpoolin bëhet matematikisht e pa-përmbysshme, edhe pse në lojë mbeten 7 ndeshje të tjera pa luajtur.
Kështu Liverpooli do të mund të shpallet kampion Anglie, një titull që të kuqtë nuk e fitojnë prej vitit 1990.
Gjashtë herë kampionët e Evropës, kanë fituar më tepër jashtë Anglisë se sa në ishull këto 30 vite.
Në histori ata numërojnë 18 kampionate, por i fundit është fituar në formatin e vjetër ku kampionati kryesor quhej Divizioni i Parë dhe jo Premier League.
Lexoni gjithashtu:
Serie-A dhe La Liga, Atalanta nuk ndalet as përballë Lazios, në Spanjë Reali rimerr kryesimin
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta