Llalla ankimoi vendimin me dy vite burg, caktohet seanca në apelin e GJKKO

29 Qershor 2021 | 10:35

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën për seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, e cila do të zhvillohet më 12 korrik, në orën 11:00.

Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Relatore e kësaj çështjeje do të jetë gjyqtarja, Nertina Kosova ndërsa anëtarë, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Më 20 maj Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-kryeprokurorin Llalla për akuzën e “refuzim për deklarim” dhe “fshehje pasurie” dhe e dënoi me 2 vite, duke i hequr edhe të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

Ankimi është dorëzuar të enjten në gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026