Llogaria e Khameneit në rrjete sociale vazhdon të funksionojë edhe pas vdekjes së tij

12 Mars 2026 | 21:37

Më 28 shkurt 2026, u raportuar vrasja e Ali Khamenei në një sulm ajror izraelit në kompleksin ku po qëndronte në Teheran. Pas ngjarjes, djali i tij, Mojtaba Khamenei, mori detyrën si udhëheqësi i ri suprem i Iranit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar llogarinë e Khameneit në rrjetet sociale të funksionojë normalisht, duke vazhduar të jetë pjesë e mekanizmit të propagandës së regjimit iranian.

Llogaria, e cila publikonte më parë predikimet dhe deklaratat e Ali Khameneit, shpesh me kërcënime ndaj SHBA-së dhe Izraelit, tani ka ndryshuar statusin duke e përshkruar ish-udhëheqësin si: “Imam Sejjid Ali Khamenei, udhëheqësi martir i Revolucionit Islamik”.

Pas postimit të fundit më 19 shkurt, llogaria rikthehet më 1 mars, duke postuar një foto të Khameneit dhe një citat nga Kurani: “për burrat besnikë që përmbushin atë që i premtuan Allahut”.

Më 8 mars, llogaria njoftoi zgjedhjen e Mojtaba Khameneit si udhëheqës të ri me një karikaturë, ndërsa ditët e fundit ka nisur të promovojë dokumentarin iranian “Martir Khamenei”, i cili do të transmetohet çdo natë dhe trajton çështjen palestineze. Sot, llogaria ka ndjekur llogarinë zyrtare të Mojtaba Khameneit dhe ka ripostuar deklaratën e tij të parë me shkrim.

Kjo situatë tregon se propagandës së regjimit nuk i ndërpritet veprimtaria, edhe pas vdekjes së udhëheqësit suprem, duke përdorur llogarinë për të legjitimuar udhëheqësin e ri dhe për të vijuar narrativën politike dhe ideologjike të Teheranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë

Kompanitë e mediave sociale TikTok dhe YouTube kanë çaktivizuar gjithsej rreth 4.7 milionë llogari që u përkisnin fëmijëve nën moshën 16 vjeç në Indonezi, tha...
10:02 | 26/06/2026

“Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

Para 58 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner”, Jam qytetar i Berlinit, duke shprehur mbështetjen e Shteteve...
09:58 | 26/06/2026

Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara

Virusi Ebola ka vrarë 304 persona deri më tani, ndërsa autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos kanë konfirmuar gjithsej 1,155 raste. Në të njëjtën kohë, siç...
09:49 | 26/06/2026