Lobimi me para ruse? Grid Rroji: Ja çfarë nuk ka treguar Basha për foton me Trump!

3 Nëntor 2023 | 21:05

BBC publikoi të martën një investigim të gjatë në lidhje me mënyrën si rrethi i ngushtë i Vladimir Putin ka përdorur kompani të ndryshme “guaskë”, për të fshehur pronarët, për të marrë pagesa të paligjshme dhe për të depërtuar në ekonominë britanike.

Pjesë e investigimit përmendet dhe lobimi i Partisë Demokratike në SHBA në vitin 2017.

BBC shkruan se dyshohet se kryedemokrati Basha ka lobuar për të pasur një foto me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Studiuesi Grid Rroji, tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se Basha nuk ka treguar shumë gjëra nga kjo histori.

”Basha nuk ka shpjeguar shumëçka në këtë histori, nuk janë 500 mijë dollarë të paguar, por sipas Nik Muzin më shumë. Nëse këto para kanë ardhur nga PD, nga kanë ardhur, kush i ka dhënë. Basha ka shkuar në Skoci, për cilën arsye ka shkuar atje? Unë do e shihja si pjesë të një lufte të përbashkët kundër perëndimit. Janë 4 drejtuesit kryesorë të politikë; kryeministri nën hetim për çështjen McGonigal, kemi kreun e opozitës Basha që i rikujtohet kjo çështje, kemi Berishën që është non grata dhe nën hetim nga SPAK, kemi edhe një ish-president nën hetim të thellë nga SPAK, po bëhet një luftë e përbashkët e kupolës së Tiranës”,  tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e cilësuar këtë proces si një...
18:07 | 12/07/2026

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026