Lojërat Olimpike 2021, deri në 10 mijë spektatorë vendas do të lejohen në impiantet sportive
Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen në ambientet ku do të mbahen Lojërat Olimpike në Tokio, me gjithë paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore për rrezikun e përhapjes së COVID-19. Spektatorët nga jashtë Japonisë tashmë janë ndaluar, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke mos kaluar 50% të kapacitetit të impianteve sportive.
Lojërat Olimpike do të nisin më 23 korrik, ndërsa Lojërat Paraolimpike, një muaj më pas, më 24 gusht.
Vendimi për të lejuar spektatorë vjen pavarësisht publikimit të një raporti javën e kaluar nga ekspertë japonezë të shëndetësisë, në të cilin thuhej se zhvillimi i lojërave pa spektatorë ishte opsioni “më pak i rrezikshëm” dhe më i këshillueshmi.
Ekziston frika se Lojërat Olimpike mund të rrisin numrin e infektimeve nga COVID-19 në Japoni. Për këtë arsye, javën e kaluar, kryeministri Yoshihide Suga nxiti publikun japonez t’i shihnin lojërat nga televizori, në vend që t’i ndjekin ato nga stadiumi.
Të dielën, pesë javë para fillimit të Lojërave Olimpike, u hoq gjendja e emergjencës në Tokio.
LEXONI GJITHASHTU:
Japonia këmbëngul t’i organizojë Lojërat Olimpike pavarësisht situatës me pandeminë
Lojërat Olimpike nën hijen e COVID-19, SHBA paralajmëron shtetasit që të mos udhëtojnë në Japoni
Japonia hap qendrat e vaksinimit masiv për të moshuarit përpara Lojërave Olimpike
Pfizer do dhurojë vaksina falas për sportistët e Lojërave Olimpike
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta