Lojërat Olimpike| Ndotja e lumit Senë ndalon sërish stërvitjen e notit

29 Korrik 2024 | 13:28

Ndotja në lumin Senë ka bërë që për të dytën ditë radhazi të anulohet stërvitja e ntoit për sportistët olimpikë në Paris.

Një deklaratë e lëshuar të hënën nga Paris 2024 dhe World Triathlon tha se testet kishin treguar se cilësia e ujit ishte ende nën një standard të pranueshëm dhe organizatat donin të “përsërisnin se përparësia është shëndeti i atletëve”.

Triathlon për meshkuj do të fillojë të martën dhe, nëse cilësia e ujit nuk arrin standardin e kërkuar në ditën e garës, garat e triathlonit kanë dy ditë të paparashikuara, 1 dhe 2 gusht, të përfshira në program.

Në të kundërt nëse cilësia e ujit nuk vlerësohet e përshtatshme në ato ditë, këmba e notit e triathlonit do të hiqet dhe do të bëhet një duatlon, atletët do konkurrojnë vetëm me biçikletë dhe vrapim.

Testet më herët në korrik treguan se lumi Senë ishte mjaft i pastër për not, por shiu i dendur në kryeqytetin francez të premten dhe të shtunën solli rënien e cilësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026