Lojtarët e Kukësit kërkojnë pagat e dy muajve të fundit, futbollistët bojkotojnë seancën stërvitore
Futbollistët e Kukësit kanë bojkotuar seancën stërvitore të kësaj të enjteje.
Vonesa e pagave për dy muajt e fundit ka bërë që lojtarët të marrin vendimin për të mos zhvilluar përgatitjet e programuar nga stafi teknik.
Lojtarët janë paraqitur në kompleksin stërvitor, janë ndërruar e kanë zbritur në fushë, por nuk kanë zhvilluar asnjë nga ushtrimet stërvitore.
Më pas, të gjithë futbollistët së bashku me stafin teknik kanë pritur drejtorin Nderim Nexhipi, i cili pasi është njohur me situatën udhëtoi drejt kompleksit stërvitor. Për afro 10 minuta, Nexhipi ka diskutuar me lojtarët, ndërsa më pas këta të fundit janë larguar.
Drejtori sportiv ka vijuar dhe për disa minuta të tjera bisedën me stafin teknik.
Burime të Euronws Albania bëjnë me dije se futbollistëve u është premtuar se po punohet që pagat të kalojnë që të premten, ose nëse nuk ndodh, të hënën.
Si futbollistët ashtu dhe drejtuesit nuk kanë preferuar që të prononcohen për mediat pas mbledhjes.
Në dy javët e para të kampionatit Kukësi ka pësuar dy humbje, me Tiranën dhe Partizanin.
Verilindorët do të përballen me Teutën ditën e shtunë, sfidë kjo e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta