Lokalet dhe qytetarët nuk respektojnë masat kundër COVID-19

2 Korrik 2020 | 20:48

Ndonëse rastet e qytetarëve të infektuar me coronavirus po rriten çdo ditë, nga një vrojtim i Euronews Albania vërehet një indiferencë në respektimin e masave. Mbrëmjen e së enjtes, lokalet në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë ishin përplot.

Të ulur nga 3-4 persona, me tavolina gati ngjitur me njëra-tjetrin dhe pa maska. Përveç kësaj sjellja e tyre është e shkujdesur, a thua se vendi nuk ndodhet në një pandemi të COVID-19 dhe për ta çdo gjë është në normalitet.

Një situatë e tillë vjen në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë vijon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me distancimin social dhe përdorimin e maskave.

Gjithashtu, kjo ministri ka miratuar dhe protokoll sigurie për bizneset, përfshirë këtu lokalet dhe restorantet, por që me sa duket zbatimi lë shumë për të dëshiruar.

Në 24 orët e fundit në vend ka pasur 82 raste të reja me coronavirus, ndërsa 3 persona kanë ndërruar jetë. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është në mbi 2 600 persona.

Pikërisht 30 nga raste e reja ishin nga Tirana, ndërsa në total në kryeqytet aktualisht janë 387 raste aktive.

Lexoni gjithashtu:

3 vdekje dhe 82 raste të reja me COVID-19, shkon në 69 totali i viktimave në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026