Lorenc Vangjeli: Arsyet pse Edi Rama është njeriu më i trembur nga reforma
Analisti Lorengj Vangjeli, deklaroi se Kryeministri Edi Rama sot është një nga njerëzit më të trembur nga reforma në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, analisti theksoi se kreu i qeverisë e di shumë mirë se është target i drejtësisë, pastaj është në dorë të kësaj të fundit nëse vepron apo jo.
“Parlamenti është shndërruar në noter të vullnetit të kryeministri. Deri në 2016 vullneti i Kryeministrit vendoste për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Reforma në drejtësi tentoi të zhbëjë këtë gjë.
U tentua që sistemi të vetë rregullohet. Përpara reformës Rama ishte de fakto edhe pronar i sistemit të drejtësisë. Kryeministri vendoste për gjithçka kur vinte në pushtet. Reforma në drejtësi tentoi të krijojë mjete dhe mekanizma që t’i presë dorën kryeministrit për të hyrë. Rama sot është një nga njerëzit më të trembur nga reforma. E di shumë mirë se ai është target i saj”- tha analisti.
Më tej ai shtoi se drejtësia ka dy bashkëpronarë, ku njëra prej tyre është SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve