LSI në Korçë, akuza për PS e PD, Braimllari: Humbja e mandatit tonë, si pasojë e vjedhjes së votave
LSI në Korçë nuk e shikon tek vetja humbjen e mandatit që kjo parti mbante në këtë qark. Kryesuesi i listës së LSI-së në Korçë, Endrit Braimllari, akuzon PS-së për presione, manipulime dhe blerje votash që çuan në humbjen e mandatit të kësaj partie në qarkun e Korçës.
“Kam bindjen maksimale që votat janë në kuti dhe rezultati është manipuluar gjatë procesit por edhe përpara se të shkojë vota në kuti. Presioni ka qenë i jashtëzakonshëm dhe duke ofruar para”, tha Braimllari.
Drejtues i LSI për qarkun e Korçës shkon më tej teksa shprehet se është kërcënuar nga disa eksponentë të PS, të cilët dosjen e tyre me ligjin e kanë të errët. Por jashtë kritikave nuk mbetet edhe vetë aleati i LSI-së partia Demokratike
“Kam një vlerësim për strukturat lokale në Korçë të PD, kanë treguar vërtetë një heroizëm duke nisur nga kryetarja e PD për Korçën. Personazhe të tjerë qesharakë, brenda një institucioni të tillë mendoj që kanë krijuar njëlloj divergjence që nuk është në nderin e Korçës”, u shpreh Brahimllari.
11 mandatet e qarkut të Korçës u ndanë në dy fronte, ku PS mori 6 mandate ndërsa Partia Demokratike 5 mandate.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit