Luan Rama: Kryeministri po provokon, mos ta rëndojë më tej fundin e tij
Luan Rama, zv. kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka cilësuar provokative qëndrimet e mbajtur së fundmi nga kryeministri Edi Rama ku akuzon Presidentit dhe opozitën si nxitës të dhunës në protesta.
Z. Rama duke folur për Euronews Albania tha se kreu i qeverisë po përpiqet që të manipulojë protestën e të rinjve dhe fakti se në një situatë të tillë do të duhej të reflektonte por sulmon opozitës tregon se, ka humbur “drejtpeshimin”.
“Rastet e dhunës në protesta të tilla nuk janë ndonjë tragjedi e madhe pasi është vrarë një i ri pas shpine. Nuk mund të vendosësh në baraspeshë jetën e një njeriu me 10 pemë apo xhama të thyer. Kjo do të thotë ta rivrasësh”, deklaroi ish-deputeti i LSI-së.
“Protesta është zemërim i një brezi që nuk gjen shpresë. Ky moment ka nevojë për analizë. Të rinjtë kanë dy alternativa të largohen ose të qëndrojnë nën dhunën e policisë”, shtoi z. Rama.
Sipas ish-ministrit të Brendshëm e gjithë situata e krijuar lidhet me mënyrën se si Edi Rama ka qeverisur vendin dhe gjuhën e përdorur prej tij. Ai mori si shembull ndryshimin e sjelljes së policisë pas kthimit të kryeministrit nga vizita në SHBA.
Ai madje theksoi se edhe autori i vrasjes së 25-vjeccarit, efektivi i policisë, është po ashtu viktimë e këtij sistemi pasi kjo mazhorancë po e përdor policinë.
“Në ditën e parë të protestës policia ishte neutrale, e patë dje sapo erdhi kryeministri i ndërseu për të ushtuar dhunë. I ndërseu me gjuhën e vet pasi i quajti protestuesit vandalë. Ata nuk janë vandal janë të rinj të pashpresë. Ata duan që e gjithë politika shqiptare të ulë kokë dhe t’u kërkojë falje pasi janë fajtor për realitetin.
Ardi Veliu është drejtor i policisë dhe ka përgjegjësinë e tij por e keqja e vendit është Edi Rama. Ata e dinë shumë mirë dhe do ta përshkallëzojnë qëndrimin e tyre dhe do të shkojnë te Edi Rama. I gjithë ky uragan i të rinjve do të kërkojë largimin e Edi Ramës. Rama e ka kthyer policinë në instrument dhune.
Më shumë se sa kundër vandalizmi janë kundër krimit. Autori i vrasjes është viktimë i të njëjtit sistem. Janë të dy viktimë të të njëjtit regjim. Nuk është një ngjarje e rastit por lidhet me gjuhën e dhunës. Edi Rama duhet të zbusë fundin e tij dhe të mos e agravojë më tej situatën duke përdorur dhunë”, përfundoi Luan Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta