Luan Rama: LSI dyfishon votat në Vlorë, opozita merr 7 mandate
Lëvizja Socialiste për Integrim pretendon se në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Vlorës do të marrë rreth 25 mijë vota, që mund të përkthehen në dy mandate deputetësh. Ky është pretendimi i zv.kryetarit të LSI, Luan Rama që kandidon në këtë qark i pari në listë.
“LSI do të ketë të paktën dyfishin e votave që ka marrë përpara 4 vitesh”, tha z. Rama duke shtuar se fronti opozitar do të sigurojë 7 mandate përkundrejt 5 që do të ketë PS.
Kurse për pritshmërinë në rezultatin kombëtar, Luan Rama tha se PD dhe LSI do të kenë “mazhorancë të plotë për të përmbushur të gjitha detyrimet që kemi marrë në këtë fushatë”.
Ai tha se e ndjen veten të vetmin socialist kandidat në Qarkun e Vlorës duke thënë se kandidatët e PS janë vetë “rilindas”.
“Vlonjatët më në fund kanë mundësinë që të zgjedhin një socialist, pasi rilindja nuk ua ofron këtë mundësi. Kryetari i Rilindjes e ka thënë vetë që nuk është socialist., ai është një administrator që u ka rënë në qafë shqiptarëve”, tha z. Rama.
Për angazhimin e Presidentit, Ilir Meta për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ai tha se është pjesë e përmbushjes së detyrës së tij si kreu i shtetit.
Nga ana tjetër tha se nuk është takuar me Presidentin edhe pse do t’i pëlqente të pinte një kafe me Metën me të cilin tha se ka 30 vjet që bashkëpunon.
“Kam shumë kohë pa e takuar por nuk do të ishte herezi pasi kam 30 vjet që punojmë bashkë. Nuk na ka ndodhur që të na kryqëzohen rrugët për të pirë kafe miqësisht”, u shpreh kandidati i LSI.
Lexoni gjithashtu:
Luan Rama gjen gabimet e PS: Kryeministri përdori Vlorën për t’u shfaqur si “reformator i madh”
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta