Konkurrenca për lulen e gështenjës përplas bletërritësit në Pogradec
Lufta për territor ka përfshirë 60 bletërritës të fshatit Rrëmenj në Pogradec. Prej vitesh, në kohën që lulëzon gështenja, bletërritësit e Elbasanit sjellin kosheret për kullotë në gështenjat e Rrëmenjit.
“Bletët që sjellin nga zona të tjera i kanë të fuqishme dhe i sulmojnë bletët tona. Na kanë dëmtuar jashtëzakonisht. Ne me bletë mbahemi, do bëjmë protestë ose do të shkojmë në vetëgjyqësi”, shprehet një banor.
Bletërritësit e Rrëmenjit, kanë dërguar një peticion në Bashkinë e Pogradecit, ku kanë kërcënuar se do të vazhdojnë me bllokime rrugësh, nëse nuk zbatohen të drejtat e tyre dhe të mos cenohet distancA prej 3 kilometrash nga kullota, të cilën bletërritësit e Elbasanit e shkelin.
“Jemi ankuar në bashki, ka një muaj. Por sërish vijnë hyjnë me forcë. Do të mblidhemi të bëjmë vetëgjyqësi se nuk kemi rrugë tjetër. Policia na vjen neve sikur i kërcënojmë. Ne kemi marrë kërcënime, jo ata”, shprehet një protestues.
“Ne prej gështenjave i mbajmë bletët po edhe atë mjaltë po kërkojnë të na e marrin bletët e Elbasanit. Jemi ankuar tek institucionet, por nuk po i japin dot drejtim”, tha një tjetër banor.
Pas dhjetëra ditësh kërkesa, vetëm ditën e sotme në terren kanë dalë specialistët e shërbimit veterinar, të cilët po shohin nga afër situatën.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta