‘Lufta’ e monedhave, euro vijon të fundoset përballë dollarit

14 Tetor 2022 | 18:36

Monedha euro ka humbur 5 pikë, ndërsa dollari është forcuar me 10.5 pikë kundrejt lekut në 10 muajt e fundit.

Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë luhatje të forta në monedhën europiane, të cilat kanë goditur, por edhe kanë sjellë përfitime në tregun shqiptar.

Nga fundi i muajit shkurt, kohë kur nisi lufta Rusi-Ukrainë, monedha euro është zhvlerësuar si asnjëherë më parë që nga vitit 2002, kur u hodh në qarkullim.

Ndërkohë, dollari amerikan ka ecur në një trajektore rritëse, fillimisht duke u barazuar me euron e më pas duke e tejkaluar.

Në shkëmbim, euro ka humbur 5 pikë kundrejt lekut përgjatë 10 muajve, ndërsa dollari është rritur me 10.5 pikë.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, mbyllja e rubineteve ruse të gazit dhe ulja e prodhimit të naftës nga OPEC, ka demoralizuar ekonomitë më të mëdha në Eurozonë. Kjo goditje ka qenë më pak dekurajuese në tregun amerikan.

Lëkundjet e kursit, janë shoqëruar nga inflacioni i lartë, dhe në tërësi kanë goditur qytetarët shqiptarë. Të paktën, efekti negativ është ndjerë tek familjet që jetojnë me paratë e të afërmve emigrantë. Po ashtu, rënia e monedhës europiane ka ulur me më shumë se 3% pasurinë e shqiptarëve në banka me depozita në euro. Nga ana tjetër, zhvlerësimi është në favor të importit mallrave dhe të qeverisë, për pagesën e borxhit publik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026