Lufta e tretë botërore ka nisur, thotë ish-këshilltarja e presidentëve amerikanë

2 Tetor 2022 | 12:29

Fiona Hill, eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ish-këshilltare e tre presidentëve amerikanë, Bush, Obama dhe Trump, tha se Lufta e Tretë Botërore tashmë është duke u zhvilluar, por, siç thotë ajo, “ne nuk arrijmë ta njohim atë”.

“Ne jemi tashmë në Luftën e Tretë Botërore, pavarësisht nëse e pranojmë apo jo. Bota po i kthehet modeleve të vjetra historike që besohej se nuk do të ndodhin më kurrë”, raporton Blic.

“Politika e Putinit ekziston për 22 vjet dhe ka shkuar drejt kësaj situate që nga viti 2008. Qëndrimet ndaj Ukrainës dhe ndjenja se i gjithë vendi i përket Rusisë janë ndërtuar prej kohësh. Putini tani ka hapur dyert në Evropë që ne besohej se ishin mbyllur për një kohë të gjatë pas Luftës së Dytë Botërore,” beson Fiona Hill.

Sipas saj, presidenti i Rusisë nuk heq dorë nga lufta pas humbjes, por vazhdon të luftojë duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion.

Ajo beson se Putin nuk dëshiron as të negociojë me Kievin, por synimi i tij është të sjellë në tryezën e bisedimeve “lojtarët e mëdhenj botërorë”, megjithëse mundësia e parë për një skenar të tillë mund të lindë vetëm pas disa vitesh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026