Lufta Izrael-Hamas/ Udhëheqësit e BE takohen në Bruksel, thirrje për ndihmë urgjente

26 Tetor 2023 | 09:01

27 vendet do të diskutojnë mundësinë e lëshimit të një thirrjeje të përbashkët për një “pauzë humanitare” për të lejuar më shumë ndihmë urgjente në Rripin e Gazës, ku situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë pas më shumë se dy javësh sulmesh të përsëritura izraelite në hakmarrje për sulmet vdekjeprurëse nisur nga Hamasi në fillim të tetorit.

Mbi 50 kamionë që transportonin ndihma janë lejuar të hyjnë në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin që nga e shtuna.

Mungesa e karburantit për gjeneratorët që mund të furnizojnë spitalet, furrat e bukës dhe shërbime të tjera thelbësore, duke përfshirë impiantet e shkripëzimit të ujit, është bërë fokusi i një shqetësimi të veçantë.

“Këshilli Evropian shpreh shqetësimin e tij më të madh për përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe bën thirrje për akses të vazhdueshëm, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar humanitar dhe ndihmë për të arritur ata në nevojë përmes të gjitha masave të nevojshme, duke përfshirë një pauzë humanitare”,-thuhet në versionin e fundit të draft konkluzionet e samitit.

“Këshilli Evropian dënon me termat më të ashpër të gjithë dhunën dhe armiqësitë kundër civilëve.”

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të drejtuar nga Hamasi, rreth 6,500 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës, duke përfshirë të paktën 2,000 fëmijë. Autoritetet izraelite thonë se mbi 1,400 qytetarë të saj u vranë nga Hamasi, ndërsa mbi 200 ende mbahen peng në Gaza.

Ndërsa numri i të vdekurve rritet, udhëheqësit e BE shpresojnë se “pauza humanitare” mund të ndihmojë në përshpejtimin e fluksit të ndihmës urgjente, si ushqimi, uji, kujdesi mjekësor dhe karburanti.

Përpara takimit të së enjtes, diplomatët diskutuan formulime alternative, si një “dritare humanitare” dhe një “armëpushim humanitar”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026