“Militantë të sëmurë, trafikantë droge”, Klevis Balliu: Ja kush flet kundër Berishës

25 Tetor 2023 | 21:43

Shefi i organizimit te grupi i Rithemelimit në PD, Klevis Balliu ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth dosjes “Partizani”.

Për këtë dosje është thirrur si person nën hetim edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilit ndërkohë i është ndaluar të dalë jashtë shtetit, ndërsa i është komunikuar masa detyrim  paraqitje.

Balliu tha se në këtë dosje, njerëzit që po flasin kundër ish-kryeministrit kanë dy tipare o janë komunistë dhe militantë të diktaturës, ose janë trafikant. Balliu hodhi akuza të rënda edhe mbi prokurorin Arben Kraja.

“Shikoni se kush janë njerëzit që po flasin kundër Sali Berishës. Kanë dy tipare të përbashkëta, njëri tipar është se janë komunist të lindur dhe militantë të sëmurë pas diktaturës, deri në vdekje. Unë ua jap me dokumente.

Militantë të sëmurë që janë të dokumentuar si të tillë dhe pjesa tjetër janë trafikant droge. Arben Kraja mbeti komunist edhe kur doli Partia Demokratike, ai kandidoi për deputet dhe zgjodhi ai të kadidonte, përballë Partisë Demokratike të vlerave euroatlantike, se donte Ramizin dhe komunizmin shumë. Lloji tjetër i njeriut ëhstë trafikanti. Këta janë dy llojet që SPAK dhe drejtësia e re po merr përsipër”,-tha Balliu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026