Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

24 Qershor 2026 | 22:24

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në vijim. Sipas tij, protestat do të vazhdojnë deri në momentin e mbylljes së tranzicionit, ndërsa paralajmëroi se problem kryesor mund të jetë radikalizimi i tyre.

Lita thekson se mënyra se si trajtohen protestat nga pushteti mund të ndikojë drejtpërdrejt në intensitetin e tyre, duke paralajmëruar se etiketimi i protestuesve apo përdorimi i narrativave të forta për “agjentura” dhe “luftë hibride” rrezikon të prodhojë efekt të kundërt dhe të forcojë më tej mobilizimin qytetar.

“Kjo strategjia me algoritme, me agjentura, me luftë hibride, me luftë digjitale do të japë efektet e kundërta, sepse e ka provuar edhe Aleksandër Vuçiç në Serbi. Protestuesit, studentët, ai i quan agjitatorë të ardhur nga Rusia, nga Ukraina, nga Amerika, nga Berlini që duan të rrëzojnë pushtetin. Ai ka një manual akuze ndaj protestës, dhe protesta në Serbi e ka çuar drejt dorëheqjes. Ai ka deklaruar që brenda disa muajve do të japë dorëheqjen nga posti dhe Serbia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Protestat në Serbi kanë dy vite që janë masive. Prej dy vitesh, populli ka qenë në shesh. Kjo ka ndodhur edhe në Rumani dhe në Bullgari, por atje nuk ka kryeministra që akuzojnë për agjentura iraniane. Ndërsa Vuçiç thotë ‘ma bën Amerika, ma bën Gjermania’, sepse ai ata i ka si armiq. Kurse ne kemi shpikur armiq të tjerë, siç kishte edhe në veri me narrativa të ngjashme. Unë mendoj që kjo strategji do ta shtojë protestën, sepse kjo është një valë që do të rikthehet sërish. Edhe nëse gjatë verës mund të ketë një ulje, do të rifillojë në vjeshtë dhe në pranverë, deri në mbylljen përfundimtare të tranzicionit. Sepse protesta ka kaluar një fazë ku më parë kishte vetëm shfryrje, por tani ka kaluar në organizim. Pesë kërkesat tregojnë organizim. Më parë kishte vetëm zemërim, vetëm revoltë, por tani ka edhe një kokë, ka mendim. Protesta ka një rrezik shumë të madh: radikalizimin. Protesta nuk duhet të radikalizohet. Duhet të mbetet ashtu siç është, një marshim, një formë e qartë dhe pa eskalim. Sepse edhe faktori ndërkombëtar e shikon këtë situatë dhe nuk mund të mbështesë një kryeministër në tryezë kur sheh që populli i tij nuk e pranon”, tha Lita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026