Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo.
Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona të lidhur me ngjarjen, mes tyre Edison Agollin, vëllain e autorit të dyshuar të atentatit, si dhe vetë Brian Syzon.
22-vjeçari Edison Agolli ishte shpallur në kërkim që prej ditës së ngjarjes dhe akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në tentativën për vrasjen e Syzos. Ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer për interes ose hakmarrje dhe në bashkëpunim”.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor, një tjetër element i zbuluar gjatë hetimeve lidhet me instalimin e një kamere sigurie pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë. Dyshohet se kamera ishte vendosur nga Agolli për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos dhe për të siguruar informacion mbi aktivitetin e tij.
Ndërkohë, në pranga ka përfunduar edhe Brian Syzo. Arrestimi i tij është bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Pogradecit në vitin 2023.
35-vjeçari është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënim të cilin do ta vuajë tashmë në qeli.
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:50 Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)