Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

24 Qershor 2026 | 22:35

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës nuk janë thjesht zëra individualë, por mbartin një peshë të konsiderueshme në diskursin publik.

Ajo theksoi se këto figura, shpesh me kredibilitet dhe formim intelektual, bëhen objekt i vëmendjes dhe gjykimit publik, duke bërë që çdo qëndrim apo retorikë e tyre të ketë ndikim më të gjerë sesa vetë momenti i protestës.

Në një tjetër këndvështrim, Gjyli ngriti shqetësimin për klimën e debatit publik, duke e lidhur atë me ndërtimin e “nocionit të armikut të popullit” dhe linçimin e mendimeve ndryshe në rrjetet sociale. Sipas saj, kjo klimë e tensionuar ka krijuar një lloj vetëcensure shoqërore, ku individët maten para se të artikulojnë mendimet e tyre për shkak të reagimeve të forta dhe shpesh agresive në hapësirën digjitale.

“Diskursi këtu ishte tek fakti që dikush që del përfaqësues i protestës në vetvete mbart peshë publike dhe në opinionin publik ata do t’u kthehen edhe retorikave, qëndrimeve që janë mbajtur. Dhe patjetër, në një farë mënyre, ka njerëz me shumë kredibilitet aty. Janë njerëz që kanë mbajtur peshë publike, janë intelektualë të mirëfilltë që patjetër duhet të vlerësohen edhe nga protesta. Nëse kalojmë te fakti nëse sot kabineti është në mbrojtje apo në ‘frontline’, ka diçka: këtu është ndërtuar nocioni i armikut të popullit. Domethënë, të gjithë ata që kanë një mendim ndryshe janë dhunuar, janë linçuar publikisht. Ka pasur një dhunë të tmerrshme në rrjetet sociale dhe të gjithë ne, përpara se të artikulojmë një mendim personal, e masim atë që do të themi, sepse kemi të bëjmë edhe me këtë histerinë kolektive në termat që… dhe protesta…”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026